LAJMI I FUNDIT:

Këto janë gjashtë WC-të më të mira në botë (Foto+Video)

Këto janë gjashtë WC-të më të mira në botë (Foto+Video)

Gara për tualetin më të mirë në botë vërtet ekziston.

Nga tema e James Bondit deri te kabinat siç janë ato në mal deri te dizajni më modern – për titullin e tualetit më të bukur dhe shpërblimin ndërkombëtar turistik kanë garuar një numër i madh tualetesh.


Kriteret kanë qenë: dizajni, mirëmbajtja, lokacioni, qasja dhe gjendja ekonomike, ndërsa fituesi të gjitha i ka plotësuar me vlerësimin më të madh, transmeton Telegrafi.

Fituesi i pakontestueshëm

Shpërblimin prestigjioz e ka marrë tualeti në restorantin “Piz Gloria”, i cili gjendet në Zvicër. Në këtë restorant përdoruesit mund të shkojnë në tualet në lartësinë mbidetare prej 2.970 metrash.

Dizajni më i mirë

Tualeti është ndërtuar sipas motiveve të malit nga Kanadaja dhe ka marrë mirënjohje për dizajnin më të mirë. Tualeti premton përvojë të qetë dhe i kthen përdoruesit në natyrë. Këngët e zogjve dhe tingujt e natyrës emetohen nëpërmjet altoparlantëve të mëdhenj nga natyra e egër e Kanadasë, në Saskatchewan Science Centre.

Kontributi ekonomik

Tualeti Cummins Mosaic Loo në Australi e ka fituar këtë titull. Gradualisht i janë shtuar muralet, mozaikët dhe skulpturat të cilat i kanë dhënë jetë tëre ndërtesës së vjetër dhe të rrënuar.

Tualeti më i qasshëm

Tualeti në aeroportin e Brisbanes është vlerësuar si më i qasshmi. Në këtë aeroport ekziston edhe tavolina për veshje të të rriturve dhe hyrja është dizajnuar që të mund t’i qasen edhe qentë udhërrëfyes. Është i shkëlqyeshëm për udhëtarët handikapë.

Përvoja më cilësore

Bowl Plaza në Kanzas ka ka fituar titullin për dizajni më të mirë. Tualeti është ndërtuar katër vjet me të gjithë mozaikët të cilët i kanë punuar banorët autoktonë dhe artistët. Në librin e përshtypjeve janë nënshkruar turistët e 70 vendeve.

Lokacioni më i mirë

Tualeti në katin e 11-të të hotelit kalifornian “La Jolla” ka fituar shpërblimin për lokacioni më të mirë. Përdoruesit kanë pamje në oqeanin Paqësor derisa e përdorin tualetin në këtë hotel luksoz. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Si të bësh para: Ç'ju mësuan prindërit e pasur fëmijëve të tyre?

Si të bësh para: Ç'ju mësuan prindërit e pasur fëmijëve të tyre?

Lifestyle
Rregullat e karmës që do t’jua ndryshojnë perspektivën për jetën

Rregullat e karmës që do t’jua ndryshojnë perspektivën për jetën

Këshilla Lifestyle
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina

Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina

Stil
Testi i famshëm i psikologut danez: Atë që e shihni të parën në foto, pa asnjë gabim zbulon karakterin tuaj më të rëndësishëm!

Testi i famshëm i psikologut danez: Atë që e shihni të parën në foto, pa asnjë gabim zbulon karakterin tuaj më të rëndësishëm!

Lifestyle
Kalo në kategori