LAJMI I FUNDIT:

Këto janë figurat publike që kanë ndarë me publikun të dhënat personale nga pasaportat e tyre (Foto)

Këto janë figurat publike që kanë ndarë me publikun të dhënat personale nga pasaportat e tyre (Foto)

Shumë prej fytyrave tona të njohura publike janë të rezervuar para publikut dhe nuk pëlqejnë të prononcohen për jetën private, por ka edhe nga ata që nuk kursehen për asgjë para publikut, dhe janë të hapur për çdo gjë.

Ndoshta nuk e keni ditur por për disa prej tyre mund të gjenden edhe të dhënat personale në Internet, kjo për arsye se ata nuk kanë hezituar që t’i ndajnë me publikun këto gjëra në rrjetet sociale.


Në disa raste të dhënat personale i janë publikuar edhe pa dëshirën e tyre, dhe kjo ka ndodhur në raste keqpërdorimi, kur pasaportat e tyre janë publikuar pa konfirmimin e tyre.

Në vazhdim Telegrafi ju sjellë disa prej personazheve të njohura publike, që kanë ndarë me publikun përmes rrjeteve sociale, të dhënat e tyre personale të pasaportës. /Telegrafi/

getoar-selimi
Getoar Selimi publikoi pasaportën e tij kur mori nënshtetësinë shqiptare, për të falenderuar presidentin e Shqipërisë

bes-kallaku1
Aktori i njohur Bes Kallaku gjithashtu publikoi të dhënat personale të pasaportës së tij muaj më parë, i “detyruar” nga kolegia e tij Rozana Radi

bleona-dilomatike
Vite më parë pasaporta diplomatike e këngëtares Bleona Qereti u publikua ilegalisht në internet, me ç’rast iu publikuan edhe të dhënat personale të saj, dhe pati shumë reagime…

de-biasi
Edhe trajnerit të kombëtares Shqiptare, De Biasit iu publikuan të dhënat personale në momentin që iu dha nënshtetësia shqiptare

visar-shala1
Reperi Visar Shala – Skivi ka publikuar me rastin e ditëlidnjes së tij të 31-të, të dhënat personale nga letërnjoftimi i tij.

rozana-plot
Edhe Rozana Radi muaj më parë publikoi fotografinë e pasaportës së saj, duke e shndërruar këtë lojë në një “challenge” që më pas u përcoll nga Bes Kallaku

linda1
Një gjë të tillë e ka bërë javë më parë edhe këngëtarja karizmatike Linda Morina