LAJMI I FUNDIT:

Këto janë arsyet pse shumë njerëz po shtojnë një lugë gjalpë në kafenë që pinë çdo ditë

Këto janë arsyet pse shumë njerëz po shtojnë një lugë gjalpë në kafenë që pinë çdo ditë

Ka një prirje të re që mund të ndryshojë përgjithmonë mënyrën se si e pini kafenë

Në vend të kremit dhe sheqerit të zakonshëm, shumë njerëz tani po shtojnë gjalpë në kafen e tyre dhe bëhet fjalë për gjënë më të çuditshme që kemi dëgjuar ndonjëherë.


Për shumicën e njerëzve, vendosja e gjalpit në kafenë e tyre tingëllon skeptike nëse nuk është e rrezikshme, por jo të gjithë llojet e gjalpit janë të këqij për ju. Në këtë rast, ekziston vetëm një lloj gjalpi që duhet të vendosni në kafenë tuaj: gjalpë i marrë nga bagëtitë e ushqyera me bar.

Shumica e lopëve ushqehen me misër ose sojë. Kjo metodë ushqimi është e lirë dhe ngopëse, por lopët nuk kanë për qëllim ta hanë atë, madje ato as nuk mund ta tresin atë siç duhet dhe qumështi i tyre prodhon llojet e yndyrave që nuk duhen në trupin tuaj.

Megjithatë këtu renditen pesë arsyet e forta pse nga sot ju duhet të shtoni në kafenë që konsumoni çdo ditë, një lugë të vogël me gjalpë.

1. Gjalpi ka yndyrat e duhura që rregullojnë kolesterolin, dhe nuk e shtojnë atë. Gjalpi ka raportin më të mirë të acideve yndyrore omega 6 dhe omega 3 (që zvogëlojnë yndyrën e trupit) dhe është një burim i mirë i vitaminës K, që të dyja sipas një studimi zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

2. Siguron yndyra të shëndetshme për trurin dhe trupin tuaj për të krijuar mure qelizore (membrana) dhe hormone.

3. Pirja e kafesë me gjalpë çdo mëngjes e vë trupin tuaj në rutinë për të djegur dhjamin gjatë gjithë ditës. Acidi linoleik i gjetur tek gjalpi ndihmon për të ulur masën e yndyrës në trup, veçanërisht tek individët me mbipeshë.

4. Kafeja e përzier me yndyrat e shëndetshme që ka gjalpi do të ndihmojë në prodhimin e ketoneve, të cilat formohen kur trupi juaj krijon energji nga yndyra sesa nga karbohidratet.

5. Një lugë gjalpë në kafenë tuaj është gjithçka që ju nevojitet për të zëvendësuar krejtësisht një vakt mëngjesi, duke e bërë këtë një alternativë të shpejtë për njerëzit që janë në lëvizje. Sigurimi i trupit tuaj me yndyra thelbësore dhe kalori është një përzierje me performancë më të lartë sesa një burim karbohidrati i marrë nga tërshëra. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori