LAJMI I FUNDIT:

Këto janë afatet kohore, deri kur presidenti i ardhshëm amerikan “ulet në kolltukun e Shtëpisë së Bardhë”

Këto janë afatet kohore, deri kur presidenti i ardhshëm amerikan “ulet në kolltukun e Shtëpisë së Bardhë”

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës më 3 nëntor janë zhvilluar zgjedhjet presidenciale dhe dy kandidatët kryesorë, Donald Trump dhe Joe Biden kanë garuar për të parin e Shtëpisë së Bardhë.

Ndërkohë disa media botërore kanë publikuar disa rezultate dhe sipas parashikimeve të tyre, kandidati demokrat Joe Biden është fitues i garës.


Por cilat janë afatet kohore deri në përfundim të procesit?

Në këtë drejtim ne do t’ua sjellim një kronologji të ngjarjeve, deri te “ulja e presidentit në kolltukun e Shtëpisë së Bardhë”:

1. Në ditën e zgjedhjeve që sivjet ka rënë më 3 nëntor, votuesit zgjedhin kandidatin për të cilin duan që zgjedhësit e shtetit të votojnë. Shtetet përdorin këto rezultate (të njohura edhe si vota popullore) për të nominuar zgjedhësit.

2. Që nga mesi i nëntorit deri më 14 dhjetor, guvernatorët certifikojnë rezultatet e zgjedhjeve.

Afatet kohore të zgjedhjeve 2020-21 në SHBA

3. Më 8 dhjetor shtetet marrin vendimet finale në çdo paqartësi rreth emërimit të zgjedhësve të tyre, së paku gjashtë ditë para takimit të zgjedhësve elektoralë.

4. Më 14 dhjetor, zgjedhësit elektoralë takohen në shtetet e tyre respektive dhe votojnë për presidentin dhe zëvendëspresidentin, në votime të ndara.

5. Më 23 dhjetor, votat elektorale duhet të dorëzohen te presidenti i Senatit dhe arkivisti, jo më vonë se nëntë ditë pas takimit të zgjedhësve elektoralë.

6. Më 6 janar, zëvendëspresidenti, si president i Senatit udhëheq ndërsa Kongresi numëron votat. Nëse asnjë nga kandidatët nuk fiton 270 votat e mjaftueshme (shumicën prej 538 votave në dispozicion), Dhoma e Përfaqësuesve vendos për fituesin. Nëse asnjë nga zëvendëspresidentët nuk fiton 270 vota, vendos Senati.

7. Më 20 janar, në mesditë, presidenti i zgjedhur bën betimin dhe bëhet president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Moment dramatik në Xhakarta - punonjësi i aeroportit bie nga aeroplani, nuk e vëren se kishin lëvizur shkallët e daljes

Moment dramatik në Xhakarta - punonjësi i aeroportit bie nga aeroplani, nuk e vëren se kishin lëvizur shkallët e daljes

Azia
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Evropa
Shkencëtarët mund të kenë zgjidhur misterin që fshihet prapa ndërtimit të piramidave të Egjiptit

Shkencëtarët mund të kenë zgjidhur misterin që fshihet prapa ndërtimit të piramidave të Egjiptit

Botë
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Ushqimet e linjave ajrore dikur ishin të bollshme dhe luksoze - një histori e shkurtër se si kanë ndryshuar gjatë viteve

Ushqimet e linjave ajrore dikur ishin të bollshme dhe luksoze - një histori e shkurtër se si kanë ndryshuar gjatë viteve

Amerika
Kalo në kategori