Edhe këtë vit, për festën e Halloween më 31 tetor, Cineplexx organizon event të veçantë, ku do të shfaqen 3 super-filma horror me çmim special prej 3 EUR.
Cineplexx do të jetë një destinacion fantatstik për ditën e Halloween. Me një çmim special të biletave (3,00 Eur) dhe dekorime të frikshme në korridor, kinemaja do të jetë vend perfekt për fansat e filmave horror dhe festës së Halloween në përgjithësi.
Këtë event, Cineplexx ka vendosur të risjellë në shfaqje 3 filma horror, 2 prej të cilëve u shfaqën më herët gjatë vitit, ndërsa super-horrori spanjoll, 32 Malasana Street, do ta ketë premierën këtë javë.
Këta janë 3 filmat të cilët do të mund ti shihni në Cineplexx këtë Halloween:
32 Malasana Street
The Invisible Man
Kur ish i dashuri abuzues i Cecilias vetëvritet dhe i lë asaj të gjithë pasurinë e tij, ajo nis të dyshojë se vdekja e tij është një rreng. Ndodhi të rastësishme e vdekjeprurëse bëjnë që Cecilia të përpiqet të provojë se ajo po përndiqet nga një person që askush nuk mund ta shikojë. The Invisible Man mbetet një nga filmat më të mirë dhe më të suksesshëm horror të vitit 2020.
Fantasy Island
Një përshtatje e serialit të famshëm horror të viteve 70, rreth një resorti magjik në ishull. Filmi flet për një grup të rinjsh të cilët shkojnë për pushim në një resort në ishull, por pushimi i tyre shëndërrohet në një makth.
Ky event do të fillojë të shtunën, më 31 tetor nga ora 18:00, ndërsa biletat për këtë event mund ti bleni çdo ditë prej orës 15:00 në kinema, ose përmes aplikacionit që tashmë është i lansuar dhe gjindet për shkarkim në të dy platformat, IOS dhe Android. Listën e plotë të orareve të filmave për këtë event por edhe për ditën në vijim, mund ta gjeni në faqen e Cineplexx.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”
Përfaqësuesit e BQK-së takojnë zëvendësndihmës sekretarin amerikan të Thesarit, diskutohet thellimi i bashkëpunimit dhe fushat me interes
Po, po 31 vetura Dacia Logan shpërblim për konsumatorët nga ETC
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”
Gjithë ke lakmu me pas banesë n'deti? "Holiday In 2" është vendi ideal
Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Notat e lojtarëve, Man City 1-1 Real Madrid: Lunin heroi i mbretërve
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë
Sir Alex Ferguson i ofroi lojtarit të Man United 100 mijë euro për t'u tërhequr nga futbolli
Hisen Berisha 'ngacmon' Adelina Ismailin në emision: "Ushtrinë time do ta bëj" ma ke kushtuar mua, sepse po e bëja ushtrinë në atë kohë
Mbretër për Ligën e Kampionëve, Real Madridi fiton ruletin e penalltive dhe eliminon kampionin