LAJMI I FUNDIT:

Këto janë komunat ku ka nisur rinumërimi i votave

Këto janë komunat ku ka nisur rinumërimi i votave
Foto: Arkiv

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka nisur rinumërimi i 23 vendvotimeve nga komuna të ndryshme të Kosovës.

Sipas vendimit të KQZ-së, 8 vendvotime që do të rinumërohen u takojnë Zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave dhe u takojnë këtyre komunave: Kaçanik (1 vendvotim), Klinë (1), Mitrovicë e Jugut (1), Podujevë (1), Prishtinë (2), Prizren (1) dhe Skenderaj (1).


Po sipas vendimit të KQZ-së, 15 vendvotimet tjera që do të rinumërohen u takojnë Zgjedhjeve për Kuvende Komunale dhe u takojnë këtyre komunave: Mitrovicë e Jugut (1 vendvotim), Novobërdë (1), Podujevë (1), Prishtinë (4), Prizren (4), Skenderaj (3) dhe Ferizaj (1).

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për të rinumëruar këto 23 vendvotime, pas rekomandimit nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve, e cila ka vërejtur se gjatë pranimit të materialit zgjedhor këto vendvotime nuk kanë mundur të pranohen si të rregullta.

Në disa prej këtyre vendvotimeve formularët e rezultateve kanë qenë të paplotësuara ose pjesërisht të plotësuara dhe në disa raste mungojnë nënshkrimet e anëtarëve të këshillit të vendvotimit, prandaj duhet të bëhet rinumërimi në mënyrë që të saktësohet gjendja brenda kutive të votimit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kalo në kategori