(E plotësuar) Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka bërë publik emrat e gjashtë kandidatëve për kryetarë komunash. E derisa është njoftuar se të hënën do ta përmbyllin procesin e nominimit të kandidaturave, thanë se në zgjedhje lokale nuk do të bëjnë koalicion me askënd.
Kjo parti synon ta mbajë komunën e Obiliqit dhe atë të Junikut, ku për të parën ka rikandiduar Xhafer Gashin dhe për të dytën Agron Kuqin.
Në Deçan, AAK-ja synon ta mbajë pushtetin duke ndryshuar kandidatin, pas zgjedhjes së kryetarit aktual Rasim Selmanaj deputet, kjo parti ka vendosur për kandidat Bashkim Ramosaj.
Ndërsa, synon të rikthej Rahovecin me ish-kryetarin e kësaj komune, Smajl Latifaj, si dhe Suharekën me Bali Muharremi. Kurse, komunën e Klinës, synon ta marrë me kandidatin Zenun Elezi.
I pari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se do të garojnë të vetëm në të gjitha komunat e Kosovës dhe se këtë proces e kanë marrë shumë seriozisht dhe me përgjegjësi ndaj qytetarëve.
“Të hënën do ta përmbyllim këtë proces të nominimit të kandidaturave, mblidhet kryesia, këshilli drejtues dhe do ta kemi finalen. Do të garojmë në të gjitha komunat e Kosovës, garojmë si Aleancë, pra jemi në garë në gjithë vendin. Vërtetë Aleanca e ka marrë me respekt edhe me përgjegjësi ndaj qytetarëve këtë proces, do ti ofroj jo vetëm kandidatët për kryetar, bartësit e listës edhe pjesëmarrësit në listë ku ka shumë femra njerëz të zgjedhur dhe jam i bindur që po e dëshmojmë respektin dhe ndjenjën e përgjegjësisë ndaj qytetarëve”, tha ai.
Ndërsa, kandidati për kryetar të Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, tha se këtë herë e ka vullnetin për të sjellë ndryshime për Suharekën dhe qytetarët e saj.
“Këtë herë besoj që e kam vullnetin, e kam guximin dhe besoj që do të ketë ndryshime shumë të mëdha në Therandë për gjithë qytetarët e Therandës”, tha ai.
Kurse, Xhafer Gashi, kandidat dhe kryetari aktual i Komunës së Obiliqit, tha se ka pasur një kërkesë të jashtëzakonshme nga qytetarët e Obiliqit që të kandidojë edhe për një mandat. Ndërkohë që premtoi me vazhdimin e përfundimit të punëve të kësaj komune.
“E falënderoj kryesinë e AAK-së në Obiliq që në mënyrë unanime më kanë dhënë besimin, gjithashtu e falënderoj edhe kryetarin e partisë që të vazhdojë me punë të cilat janë të shumta për qytetarët e Obiliqit duke filluar me implementimin e ligjit që shpresoj kryetar me krijimin e qeverisë do ta kemi mbështetjen e plot në këtë drejtim. Pastaj, kemi projekte të tjera siç është çështja e ndërtimit të Kosovës së Re, çështje të problemeve që kanë qenë me KEK-un. Prandaj, unë ndihem prapë i obliguar që të bashkë rrugëtoj me ekipin tim për zgjedhjet”, tha ai.
Edhe pretendenti për komunën e Klinës, Zenun Elezi, u shpreh i gatshëm për t’i sjellë ndryshime pozitive qytetit të Klinës.
“Klina ka nevojë për ndryshime, ne jemi të mobilizuar do të punojmë që fitojmë besimin e qytetarëve, ta ndryshojmë besimin në Klinë dhe jetën e qytetarëve të Klinës”, tha ai.
Për një mandat të dytë në krye të Junikut po e kërkon edhe Agron Kuqi, i cili tha se nominim i tij është kërkesë e qytetarëve të Junikut.
“Është kërkesë e qytetarëve të Junikut që të jem në shërbim si deri më tani për qytetarët e Junikut dhe kërkesë tjetër është finalizimi i programit afatgjatë për Junikun qendër e trashëgimisë kulturore dhe historike, e turistike në të gjithë Kosovën”, tha ai.
Gjatë ditës së hënë pritet që Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës të publikojë listën finale me të gjithë emrat e kandidatëve për kryetar komunash dhe për asamblist./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Lumi i Shalës, atraksion turistik për të cilin flasin të gjithë
Të drejtë vote në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në RMV kanë 1.814.317
“E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanvoviqit
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit
Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'