LAJMI I FUNDIT:

Këta 22 zyrtarë nuk e kanë deklaruar pasurinë (Dokument)

Këta 22 zyrtarë nuk e kanë deklaruar pasurinë (Dokument)

Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK), ka publikuar të enjten një listë me emrat e atyre që nuk e kanë deklaruar pasurinë e tyre në afatin e paraparë.

Këta zyrtarë sipas AKK-së e kanë obligim që ta bëjnë publikimin pasurisë, por të cilën nuk e kanë bërë këtë deri më tani janë gjithsej 22.


Por AAK këtë mosdeklaruesit i ka ndarë në dy kategori në ata që me arsye nuk e kanë deklaruar si dhe për ata që nuk kanë pasur arsye për mos deklarim, shkruan Telegrafi.

Në listën me arsye kryesisht hyjnë njerëz që gjenden në paraburgim si dhe të pezulluar nga puna.

Nga 11 persona që pasurinë nuk e kanë deklaruar me arsye është edhe Sami Lushtaku, Sylejman Selimi, si dhe persona tjerë.
Një ndër ta është edhe këshilltari i LDK-së në asamblenë komunale në Mitrovicë Bekim Muja i cili ka ngacmuar seksualisht një nxënëse si dhe ish-anëtari i OSHP-së Bajram Zogiani, i cili është në paraburgim si i dyshuar për trafikim të qenieve njerëzore.

MosDeklarimi

Në listën e mos deklarimeve pa arsye janë kryesisht pjesëtarë të minoriteteve por edhe një zëvendësministër.

Këtë obligim nuk e ka kryer Usmen Balxhi që është zëvendësministër i Arsimit. /Telegrafi/

Sipas një njoftimi të AKK-së më shumë se 99 për qind e zyrtarëve të lartë publik e kanë deklaruar pasurinë e tyre komfor Ligjit për Deklarimin e pasurisë, duke përmbyllur kështu procesin një mujor të deklarimit të rregullt vjetor të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik. Në listën e zyrtarëve të lartë publik kanë figuruar 4 mijë e 352 zyrtarë të obliguar që ta deklarojnë pasurinë dhe prej tyre 4 mijë e 319 zyrtarë e kanë deklaruar pasurinë që në përqindje të saktë i bie 99.24 %. /Telegrafi/