Larg shtëpisë dhe tani me shpresën e hapjes së kufirit për të arritur në ndonjërin nga vendet e Bashkimit Evropian, 130 migrantë, kryesisht nga Siria të vendosur në kampin e Gjevgjelisë përgjatë kufirit mes Maqedonisë dhe Greqisë dhe 61 migrantë të tjerë të strehuar në kampin e Tabanovcit përgjatë vijës kufitare Maqedoni – Serbi, e kanë festuar sot festën e Kurban Bajramit, shkruan REL.
Omar Shaban, nga Siria, është larguar nga vendlindja prej më shumë se gjashtë muajsh, së bashku me xhaxhain e tij për t`ju bashkangjitur pjesës tjetër të familjes e cila është vendosur në Gjermani.
Në ditën e festës së Bajramit, Omar na thotë se sot është lutur që sa më parë të takohet me pjesën tjetër të familjes së tij.
“Tanimë dy festa të bajramit i bëj larg nga shtëpia, larg të afërmeve të mi dhe kjo e bën që festa të jetë mbushur me dhembje. Nuk dëshiroj të kthehem në Siri sepse atje është tmerr. Shtëpia dhe gjithçka që kisha është shkatërruar, shpresoj të më jepet një mundësi që sa më parë të arrijë në Gjermani ose kudo qoftë në ndonjë vend të Evropës ku do të mund të vazhdoj studimet dhe të punojë në qetësi”, thotë Omar Shaban nga Siria duke pirë çajin e mëngjesit bashkë me shokët e tij.
Edhe Muhaz al Hasad i cili qëndron tanimë 6 muaj në kampin e Tabanovcit bashkë me gruan dhe dy fëmijët e tij thotë se dëshira dhe urata e vetme që bën në këtë ditë feste është që sa më parë të arrijë në ndonjë vend të Evropës.
“Jam nga Siria nga Alepo. Shpresoj të nisem sa më parë drejt Evropës në cilin do qoftë shtet. Festa tani nuk është festë, përderisa nuk je në shtëpinë tënde. Nuk dua të mbetem në Maqedoni. Shpresoj që të hapet kufiri dhe të arrij në ndonjë vend të Evropës për të krijuar një jetë të re, një jetë të qetë për familjen time”, thotë Muhaz al Hasad.
Jasmin Rexhepi nga organizata humanitare LEGIS për Radion Evropa e Lirë bën të diturnë bashkëpunim me Bashkësinë Fetare Islame të Maqedonisë janë angazhuar për të sjellë sic thotë sado pak atmosferë festive në kampet ku janë strehuar migrantët.
“Festa e Kurban Bajramit në kampin e Gjevgjelisë ka filluar me faljen e namazit të Kurban Bajramit në organizim të Bashkësisë Fetare Islame, e cila në koordinim me organizatat humanitare do të shtrojë drekë për të gjithë migrantët gjatë tre ditëve. Për fëmijët jemi kujdesur që përpos ëmbëlsirave dhe disa dhuratave të vogla të sjellim edhe dicka më0 shumë që që të ndjejnë atmosferën festive”, thotë Rexhepi.
Nga Qendra për Menaxhim me kriza thonë se të gjithë migrantët të cilët qëndrojnë në dy kampet e Maqedonisë,Tabanovc dhe Gjevgjelidëshirojnë sa më parë të largohen nga Maqedoniadhe nisen drejt vendeve të Bashkimit Evropian.
“Të gjithë migrantët e strehuar në kampe të cilët kryesisht janë nga Siria janë në pritje për të vazhduar rrugën drejt vendeve të Evropës. Asnjëri nga ata nuk ka shprehur vullnet për të kërkuar azil në Maqedoni, të gjithë dëshirojnë të vazhdojnë rrugën për ku janë nisur, pra Evropë. Por, këtë duan ta bëjnë në mënyrë legale sepse janë me familje dhe pjesa më e madhe e tyre kanë fëmijë të mitur ose persona shumë tëmoshuar me vete”, thotë Arbnor Tefiku, ndihmës udhëheqës i Qendrës transitore të emigrantëve në Tabanoc./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Aksident në Tiranë, 35-vjeçari humb kontrollin e makinës dhe bie në lumin Lana
Tre persona, janë nën hetim në Shkup dyshohen për grabitje dhe heqje të paligjshme të lirisë
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Profesori i kriminalistikës: Bandat ruse porositën sulm në burgun e Reçit në Shkodër, ja si u planifikua
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City