LAJMI I FUNDIT:

Kështu mund të duken telefonat e rinj të Google

Kështu mund të duken telefonat e rinj të Google

Pritet që dy pajisjet e reja nga Google të vijnë këtë vit, Pixel Google dhe Google Pixel XL dhe të dy modelet e reja të telefonave do të vijnë me Android 8.0.

Në Android Police kanë një paraqitje të asaj se si telefonat e rinj të Google mund të duken, dizajni i mësipërm bazohet në informacionin që është zbuluar për telefonin që sjell versionin më të ri të Android.

Google Pixel XL thuhet se vjen me një ekran AMOLED dhe telefonat mund të kenë një kornizë të shtrydhur që kur të shtypet do të aktivizojë Asistentin Google.

Pixel i ri pritet të vijë me një ekran AMOLED prej 6 inç me raportin 2:1, dhe i njëjti do të vijë me një sërë përmirësimesh të reja duke përfshirë më shumë RAM, një procesor më të shpejtë dhe kamera të përmirësuara mbi modelet ekzistuese.

Ende nuk ka detaje se kur telefonat e ri Google Pixel XL dhe Google Pixel do të bëhen zyrtar.