LAJMI I FUNDIT:

Kështu mund ta dalloni ushqimin e modifikuar gjenetikisht në dyqan

Kështu mund ta dalloni ushqimin e modifikuar gjenetikisht në dyqan

Kushtoni kujdes këtyre shifrave

Në treg gjithnjë e më shumë ka produkte joorganike. Studimet nuk ia dalin dot të shmangin lindjen e pasojave të paparashikuara.


Ato janë të shënuara me numra të caktuar. Kjo është mënyra si t’i dalloni:

Për pemë dhe perime të cilat janë kultivuar në mënyrë të zakonshme, shifra në tiketa do të përbëhet nga katër numra, transmeton Telegrafi.

● Pemët dhe perimet e kultivuara në mënyrë organike kanë numër pesëshifrorë para të cilit gjendet numri 9.

● Pemët dhe perimet e modifikuara gjenetikisht (MG) kanë numër pesëshifror para së cilës gjendet numri 8.

Për shembull:

● Perimet e kultivuara në mënyrë të zakonshme do të jenë: 4011.

● Të kultivuara në mënyrë organike do të jenë: 94011.

● Ato të modifikuara gjenetikisht do të jenë: 84011.

Shumë nga ushqimet që ne konsumojmë sot mund të përmbajnë përbërës të modifikuar gjenetikisht, dhe ju duhet të jeni në gjendje të bëni zgjedhjet tuaja se si t’i hani ato.

Bëni kërkime dhe blini vetëm nga pika shitjeje që ofrojnë paketim në të cilin shkruhet që produkti nuk ka hormon rritjeje (BGH).

Duke konsumuar vetëm ushqim organik, ju do të mbroni veten dhe familjen. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori