LAJMI I FUNDIT:

Këshilltari i Thaçit: Komisioni për të vërtetën e pajtimin nuk është zëvendësues i dialogut (Video)

Këshilltari i Thaçit: Komisioni për të vërtetën e pajtimin nuk është zëvendësues i dialogut (Video)

Sonte në emisionin “Përballje” është diskutuar për nismën e Presidentit Hashim Thaçi për formimin e komisionit për të vërtetën dhe pajtimin.

Ardian Arifaj, këshilltar i Presidentit Thaçi, ka thënë se puna e parë e këtij komisioni është që do ta përcaktojë një narrativ të përbashkët të unifikuar për atë se çfarë ka ndodhur në Kosovë gjatë luftës.


“Nuk do jetë zëvëndësim për drejtësinë, do të mbledh informata nga viktimat. Pra kryesorja është e vërteta, e pastaj pajtimi”, ka deklaruar Arifaj në emisionin “Përballje”.

Sipas tij kjo do të bëhet me storjet e viktimave do të jetë një forum ku vetë viktimat do të tregojnë se cfarë kanë përjetuar dhe nëpërmjet storjeve të viktimave të tregojmë të vërtetën për luftën në Kosovë.

Komisioni sipas Arifajt do të jetë i pavarur nga politika dhe me gjithëpërfshirje.

” Kjo nuk ka farë të bëjë me dialogun Kosovë-Serbi. Jemi duke folur për komision për të vërtetën dhe pajtim brenda Kosovës, mes komuniteteve në Kosovë, ne po e kërkojmë të vërtetën në Kosovë”, ka deklaruar Arifaj.

Në anën tjetër, Teuta Hoxha, drejtore e YIHR Kosova, ka deklaruar në emisionin “Përballje” se nisma të tilla ka pasur edhe në rajon por pa rezultate.

” Kur vjen fjala të nisma rishtazi i presidentit për komisionin duhet të ceket nuk ësthë nisma e parë e tillë në rajon, ka pas nismë të tillë edhe nga Koshtunica në Serbi, poashtu është paraparë. Pikërisht edhe ai është quajtur komision kombëtar por  pas një viti ka dështu përshkak se ka qenë shumë njënashme edhe nuk ka qenë e përfshirë shoqëria civile aq sa duhet “.

Sipas saj nismë të tillë ka pasur edhe në Bosnje ku shoqëria civile ka qenë e përfaqësuar por nuk ka pasur gjithëpërfshirje të madhe.

Emisioni “Përballje” është bashkëprodhim i gazetarit Muhamet Hajrullahu me Telegrafi.com për Radiotelevizionin Dukagjini dhe transmetohet çdo të hënë në ora 20:20, kurse repriza të shtunën në ora 10:00. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Lajme
Pas takimit me Bislimin në Bruksel, Petkoviq: Bisedime të vështira dhe të tensionuara

Pas takimit me Bislimin në Bruksel, Petkoviq: Bisedime të vështira dhe të tensionuara

Lajme
Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Drejtësi
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Lajme
Kalo në kategori