LAJMI I FUNDIT:

Këshilltari i Departamentit të Shtetit, bisedë telefonike me Kurtin, Chollet: Rikonfirmova mbështetjen e palëkundur për sovranitetin e Kosovës

Këshilltari i Departamentit të Shtetit, bisedë telefonike me Kurtin, Chollet: Rikonfirmova mbështetjen e palëkundur për sovranitetin e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me këshilltarin Special në Departamentin Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, me të cilin kanë biseduar për disa çështje, nbdër to edhe për zgjedhjet parlamentare e presidenciale serbe të 3 prillit.

Është këshilltari i Departamentit Amerikan, ai që ka njoftuar përmes një postimi në rrjetin social Twitter se me kryeministrin Kurti ka pasur një telefonatë fantastike, përmes së cilës ia ka konfirmuar mbështetjen e palëkundur amerikane për sovranitetin e Kosovës.


Chollet ka thënë se gjatë bisedës Kurtit ia ka përmendur zgjedhjet e Serbisë që do të mbahen në prill dhe kanë diskutuar për rastet kur shtetet e OSBE-së i kanë pranuar kërkesat e shteteve të tjera për t’u lejuar votimi fizikisht.

“Telefonatë fantastike me kryeministrin Albin Kurti. Rikonfirmova mbështetjen e palëkundur për sovranitetin e Kosovës. Përpara kemi zgjedhjet e Serbisë në prill, u diskutuan rastet kur shtetet e OSBE-së i kane pranuar kërkesat e shteteve të tjera për t’u lejuar votimi fizikisht. Falënderoj Kosovën për bujarinë e saj që priti afganët”, ka shkruar Chollet, transmeton Telegrafi.

Ndryshe, në Serbi më 3 prill do të mbahen zgjedhjet parlamentare dhe ato presidenciale, në të cilat presidenti aktual Aleksandar Vuçiq synon edhe një mandat.

Ndërkohë, pritet që ndaj Kurtit të shtohen presionet e ndërkombëtarëve që të lejojë votimin e serbëve lokalë të Kosovës në këto zgjedhje.

Të përkujtojmë se sivjet, më 16 janar, nuk u lejua hapja e vendvotimeve në Kosovë, për votimin e serbëve në referendumin e Serbisë.

Me kërkesën e kryeministrit Kurti Kuvendi i Kosovës, në një seancë të jashtëzakonshme, më 15 janar të këtij viti miratoi rezolutën që kundërshtonte mbajtjen e votimeve në Kosovë për referendumin e shtetit të Serbisë, për ndryshime kushtetuese. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Jehona Hulaj
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori