LAJMI I FUNDIT:

Këshilli i protestave për rastin e Almirit paralajmëron hapa të ardhshëm (Video)

Këshilli i protestave për rastin e Almirit paralajmëron hapa të ardhshëm (Video)

Këshilli i protestave për rastin e Almir Aliut nuk është i befasuar nga vendimi gjyqësor. Sipas tyre, nga një Gjykatë, siç e quajnë ata jo legjitime, nuk pritej vendim tjetër. Aktori Visar Vishka paralajmëron hapa të ardhshëm, por mos konkretizuar se cilët do të jenë ato.

“Mua personalisht aspak nuk më befason gjyqi dhe aspak nuk më befason “DUI” ose Ali Ahmeti me 80 mijë hajdutët e tij. Mua më befasoi dhe zhgënjeu LSDM-ja e cila dështoi dhe u tregua njëlloj si dhe të tjerët kur bëhet fjalë për shqiptarët. Jam shumë i zhgënjyer dhe nuk e di se ku shumica e qytetarëve shqiptar do të gjejnë partner nga partitë politike maqedonase me të cilën do të bashkëpunojnë. Sa për hapat e ardhshëm, tani për tani është sekret. Jemi duke punuar dhe duke bërë plan dhe se shumë shpejtë do të dalim edhe me aksion”, deklaroi për Alsat-M, Visar Vishka.


Ndaj vendimit gjyqësor reaguan edhe partitë politike shqiptare, me përjashtim të BDI-së e cila nuk u prononcua aspak për rreth vendimit skandaloz. Subjektet opozitare shqiptare dënuan veprimin e gjykatës duke e akuzuar për diskriminim mbi baza etnike.

Ndërkohë palët paralajmëruan apelimin e vendimit në gjykatën e shkallës dytë. Mbrojtja e familjes Aliu veç tjerash paralajmëron edhe padi ndaj gjykatëses Maja Denkovska dhe prokurores Suzana Kusigerska.