Këshilli i protestave kundër rritjes së çmimit të rrymës me thirrje për mbështetje masive ditën e premte

Këshilli Organizativ i protestave kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike, ka bërë thirrje për mbështetje të iniciativës së tyre nga të gjithë qytetarët ditën e premte.
Ata thonë se do të vazhdojnë me protestat deri në përmbushjen e kërkesave të tyre. Por shprehin dyshime se kompanitë energjetikë bëjnë përpjekje për të njollosur vullnetin e qytetarëve dhe aktivizimin e këshillit.
“Që nga fillimi i protestave paqësore në mbarë vendin ndaj shtrenjtimit të rrymës në Maqedoni, Këshilli Organizativ ka zhvilluar protesta të suksesshme për të parandaluar vjedhjen e xhepit të qytetarit nga MEPSO, ELEM, KRRE dhe EVN. Të gjithë jemi dëshmitarë se reagimi qytetar çdoherë e më shumë bëhet më i fortë ndaj këtyre oligarkëve dhe jo rastësisht qytetarët i përgjigjen në mënyrë të fuqishme çdo proteste. Kohëve të fundit bëhen përpjekje të ndryshme nga këto kompani që të baltosin vullnetin qytetar dhe aktivizimin e Këshillit Organizativ.
Nga burime të brendshme kemi informacione se, përgatiten skenare nga këto kompani që të zbehin besimin e popoullit ndaj Këshillit Organizativ”.
“Një ndër skenarët që duan të na mveshin është djegia e trafo-stacioneve. Njëjtë siç vepruan me SPIN skenarin dhe djegien e veturave të EVN-së, kinse ne i kemi bërë. Kjo bëhet me qëllim për të defokusuar qëllimin tonë të pastër dhe të instalojnë mllef tek populli ndaj nesh. Por, le ta dijnë se këto skenare nuk pijnë ujë tek populli. Ata mundohen të paraqesin një realitet tjetër, të trilluar dhe të devijojnë nismën tonë. Por mos të lodhen kot, sepse qytetarët dijnë të bëjnë dallimin midis realitetit dhe trillimeve. Realiteti janë faturat e larta dhe të papërballueshme”.
“Në vend që të mendojnë se si t’i ndihmojnë qytetarët, gjegjësisht të shfuqizojnë vendimin për rritjen e energjisë elektrike për familjet, ata shfrytëzojnë që kohën e pandemisë ta bëjnë edhe më të vështirë. Për hir të jetesës jo të mirë, po për hir të fitimit të pisët, ngrihen tarifa për të dërmuar edhe më tej ekonominë e çdo familje!”, thonë nga Këshilli Organizativ.
Ata më tej shtojnë se nuk do të tërhiqen deri në realizimin e kërkesave të Këshillit Organizativ.
“Shfrytëzojmë rastin që t’ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që t’i bashkohen Marshit të madh protestues së ditës së premte, në ora 7PM, në sheshin ILIRIA deri te EVN”, thuhet në njoftimin e këshillit./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit