LAJMI I FUNDIT:

Këshilli Prokurorial reagon ndaj deklaratave të Kurtit për rastet “Dino Asanaj” dhe “Hamdi Sopa”

Këshilli Prokurorial reagon ndaj deklaratave të Kurtit për rastet “Dino Asanaj” dhe “Hamdi Sopa”

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka reaguar lidhur me diskutimet e zhvilluara gjatë ditës së sotme në Kuvendin e Kosovës, posaçërisht nga kryeministri Albin Kurti, që kanë të bëjnë me punën e Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.

Sa i përket rastit të tanimë të ndjerit Dino Asanaj, KPK informon opinion se janë ndërmarrë të gjitha veprime e nevojshme hetimore dhe procedurale nga ana e prokurorit të çështjes dhe pas vlerësimit të gjendjes faktike është dhënë informacioni në kohë reale lidhur me këtë rast.


“KPK-ja thekson se për hir të transparencës para opinionit publik dhe në zbatim të ligjit, fton këdo që ka informacione të tjera lidhur me këtë rast, përfshirë edhe vetë Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ministrat dhe deputetët e Kuvendit, si dhe zyrtarët e tjerë shtetërorë dhe qytetarët e vendit, që të vijnë dhe të ofrojnë informacionet lidhur me këtë rast pikërisht në institucionin ku është vendi të jepen detajet që mund të jenë të panjohura deri tashti”, thuhet në reagimin e KPK-së.

Më tej KPK thekson se institucionet prokuroriale janë të gatshme plotësisht dhe të përkushtuara që ligjërisht të trajtojnë secilin informacion me interes për ndriçimin e të gjitha rasteve në fjalë.

“Rrjedhimisht, Këshilli Prokurorial i Kosovës, informon publikun e gjerë se, sa i përket rastit “Sopa”, është e vërtetë që tashmë Kryeprokurori i PSRK-së, z.Blerim Isufaj, ishte prokuror i rastit në fazën fillestare të hetimeve, porse ju informojmë se ndërkohë këtë rast e ka marrë në trajtim një prokuror tjetër dhe është mirë që të pyetet prokurori i rastit, sepse vetëm ai mund të japë përgjigje adekuate”, thotë KPK, transmeton Telegrafi.

Arrestimi i shefit të KEK-ut, Kurti akuza të shumta ndaj prokurorit Blerim Isufaj: Nuk e ka të fituar asnjë rast në gjykatë
Lexo po ashtu Arrestimi i shefit të KEK-ut, Kurti akuza të shumta ndaj prokurorit Blerim Isufaj: Nuk e ka të fituar asnjë rast në gjykatë

Gjithashtu, KPK-ja demanton deklaratat e pavërteta se ka pasur raste edhe me herët por kinse nuk janë ka trajtuar, pra kjo deklaratë rezulton të jetë e pavërtetë dhe natyrisht se edhe për këtë rast, nëse ka informata të tilla, le ta deklarohen ato publikisht dhe të dihet se cili rast ishte dhe kush e ka trajtuar atë.

“KPK-ja deklaron se mbështet dhe mbron me të gjitha mjetet juridike në dispozicion punën profesionale të të gjithë prokurorëve të Republikës së Kosovës dhe në ketë rast edhe punën e PRSK-së dhe të prokurorëve të saj, të cilët angazhohen dhe punojnë që të zbatohen ligjet e vendit dhe që të mos atakohen pa fakte në çdo situatë dhe për agjenda që nuk janë në domenin e institucionit të Prokurorit të Shtetit”, thuhet në reagim.

Edhe Shoqata e Prokurorëve të Kosovës ka reaguar ndaj deklaratave të fundit të deputetëve, zyrtarëve të lartë të Qeverisë dhe personave të tjerë publikë lidhur me etiketimin e Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj dhe Ushtruesit të Detyrës së Kryeprokurorit të Shte​tit, Besim Kelmendi.

“Shoqata e Prokurorëve të Kosovës është  e bindur se këto deklarata kanë për qëllim që të përçojnë mesazhe tendencioze politike dhe bëhen për nevoja të agjendave të caktuara publike, me ç’rast shërbehen me fakte të pabazuara dhe përdorin një gjuhë denigruese kundër personaliteteve dhe bartësve të institucioneve prokuroriale dhe si të tilla janë në kundërshtim të plotë me misionin dhe rolin që ka Prokurori i Shtetit”, thuhet në reagim.

Shoqata e Prokurorëve të Kosovës thekson se sulmet e fundit nga pushteti dhe palë të tjera në kuadër të mediumeve të vendit ndaj përfaqësuesve të sistemit prokurorial janë tendencioze dhe qëllimkëqija dhe nuk kanë se si të quhen ndryshe përveçse tentime për ndikime të dëmshme, sjellje të papranueshme dhe të rrezikshme, që përpiqen të ndikojnë në cenimin e pavarësisë së Prokurorit të Shtetit kur dihet saktë se Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe ligjet nuk e durojnë një sjellje të tillë dhe veprim kundër vlerave që i kërkon sundimi i ligjit.

Ndryshe, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, kryeministri Albin Kurti, duke iu referuar arrestimit të kryeshefit ekzekutiv të KEK-ut, tha se ekziston një disponim negativ ndaj qeverisjes aktuale dhe ndaj pushtetit të dalë nga 14 shkurti.

E Kurti tërë këtë e lidhi edhe me figurën e prokurorit Blerim Isufaj.

“Kjo lidhet më shumë se me askënd tjetër me figurën e prokurorit Blerim Isufaj. Bëhet fjalë për një prokuror që është i mirënjohur në skenën tonë publike. Që rastin e vrasjes së ish shefit të AKP-së, Dino Hasanaj e ka kategorizuar në vetëvrasje, ndërsa rastin e vetëvrasjes së ish drejtorit të informimit në kryeministri, Hamdi Sopës e shndërroi në vrasje. Po bëhet fjalë për një prokuror që asnjë rast se ka të fituar në gjykatë dhe ky prokuror dëshiron të bëhet kryeprokuror…”, tha Kurti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Kosova pranë anëtarësimit në KiE, Bakoyannis: Asnjë kandidati nuk i janë kërkuar kaq shumë reforma

Kosova pranë anëtarësimit në KiE, Bakoyannis: Asnjë kandidati nuk i janë kërkuar kaq shumë reforma

Lajme
Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Lajme
Hapet segmenti tre kilometra që lidhet me Urën e Kukësit, ura hapet plotësisht brenda qershorit

Hapet segmenti tre kilometra që lidhet me Urën e Kukësit, ura hapet plotësisht brenda qershorit

Lajme
Kurti takon tri nënkryetaret serbe, konsultohet për lirinë e asocimit të komunave në veri

Kurti takon tri nënkryetaret serbe, konsultohet për lirinë e asocimit të komunave në veri

Lajme
Gjykata Speciale, përfundon dëshmia e dëshmitarit të 60-të, gjykimi në ndaj Thaçit dhe të tjerëve rinis më 6 maj

Gjykata Speciale, përfundon dëshmia e dëshmitarit të 60-të, gjykimi në ndaj Thaçit dhe të tjerëve rinis më 6 maj

Drejtësi
Kalo në kategori