LAJMI I FUNDIT:

Këshilli Profesional i Gjyqtarëve mban mbledhje, kërkon deklarata nga gjyqtarët e takimit Gjilani – Prishtina

Këshilli Profesional i Gjyqtarëve mban mbledhje, kërkon deklarata nga gjyqtarët e takimit Gjilani – Prishtina

Ndeshja mes Gjilanit dhe Prishtinës, solli një fund të tensionuar, ku nuk mungoi as spreji lotsjellës.

Prishtina pas ndeshjes e kishte me gjykimin e saj, nga gjyqtarët Kreshnik Vula, Fatmir Sekiraqa dhe Edmon Zeqiri.

Sipas Prishtinës, Vula dhe Sekiraqa në bashkëpunim, vendosën për një karton të kuq në dëm të tyre në fillimin e pjesës së dytë.

Për këtë gjë është mbledhur edhe Këshilli Profesional i Gjyqtarëve në përbërje: Ruzhdi Breznica, Ismet Shurdhani dhe Ibrahim Delibashzade.

, që ka analizuar këtë takim dhe ka kërkuar deklarata nga gjyqtarët e kësaj ndeshje për të vazhduar me masa.

“Këshilli Profesional i Gjyqtarëve në mbledhjen e mbajtur sot ka vlerësuar ndarjen e drejtësisë në ndeshjet e fundit, me theks të veçantë në ndeshjen Gjilani – Prishtina, ku pati edhe disa skena të pahijshme. KPGJ e ka analizuar videon e ndeshjes dhe ka kërkuar deklaratat e zyrtarëve të kësaj ndeshjeje (nga gjyqtarët dhe kontrollori) për të vepruar tutje me masat, në mënyrë që javët e mbetura të këtij kampionati të përfundojnë me rregullsi maksimale”.

“Këshilli Profesional i Gjyqtarëve fton të gjitha palët që të përmbahen nga veprimet e pamatura sidomos në këtë kohë të vështirë pandemie, ku nuk është aspak e lehtë organizimi i ndeshjeve. Njëherësh kërkon nga gjyqtarët që të jenë sa më vigjilentë dhe të mos lejojnë të ndikohen nga askush përveç nga fusha e lojës dhe rregullat e futbollit. KPGJ do të vazhdojë t’i monitorojë të gjitha ndeshjet dhe do të japë vlerësim sa më të drejtë të gjyqtarëve. Jemi të vetëdijshëm se gabimet janë njerëzore, por gjithçka do të vlerësohet me përpikëri dhe nuk do të tolerohen gabimet që ndikojnë në rrjedhën e ndeshjeve”.

“Qëllimi i të gjitha organeve të FFK-së është që të luhet futboll i rregullt dhe të ketë rivalitet të shëndoshë, në funksion të asaj që epilogu i kampionatit të jetë në bazë të meritave dhe secila skuadër ta ketë rezultatin përfundimtar të edicionit në bazë të cilësisë dhe asaj çfarë ka treguar në fushën e gjelbër. Po ashtu, ftojmë klubet që t’i shmangen deklaratave kërcënuese dhe presionit ndaj gjyqtarëve, në mënyrë që t’u mundësohet që ta kryejnë punën e tyre me profesionalizëm dhe të qetë”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Bayern Munich e ka seriozisht me Arda Gulerin

Bayern Munich e ka seriozisht me Arda Gulerin

Bundesliga

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

La Liga
Kalo në kategori