LAJMI I FUNDIT:

Këshilli për Siguri nacionale i Serbisë në seancë urgjente

Këshilli për Siguri nacionale i Serbisë në seancë urgjente

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thirrur seancë urgjente të Këshillit për Siguri nacionale, pas arrestimit dhe dëbimit nga Kosova të të ashtuquajturit shef i Zyrës për Kosovën Marko Gjuriq, pasi kishte hyrë pa leje në Kosovë.

Arrestimi i Gjuriq ka ndodhur në Mitrovicën Veriore ku kishte ardhur pa leje të Prishtinës, për të marrë pjesë në debatin për dialog të brendshëm të Serbisë rreth Kosovës.


Pas arrestimit, Gjuriq është dëbuar nga Kosova.

Në takimin e Këshillit për Siguri nacionale të Serbisë po marrin pjesë presidenti Vuçiq, kryeministrja Ana Brnabiq, shefi i BIA-s Bratisllav Gashiq dhe ministrat e qeverisë serbe. /kp/Telegrafi/