LAJMI I FUNDIT:

Këshilli Ndërkombëtar i Infermierëve: Të paktën 90 mijë punonjës shëndetësorë janë infektuar me COVID-19

Këshilli Ndërkombëtar i Infermierëve: Të paktën 90 mijë punonjës shëndetësorë janë infektuar me COVID-19

Të paktën 90 mijë punëtorë shëndetësorë janë infektuar me COVID-19 dhe më shumë se 260 infermiere kanë humbur jetën gjatë pandemisë, ka bërë të ditur Këshilli Ndërkombëtar i Infermierëve (ICN), duke paralajmëruar se ky numër mund të jetë shumë më i madh, raporton euronews.

Shifrat e publikuara nga ICN janë të bazuara në të dhënat që vijnë nga 30 vende të ndryshme të botës. Aty shihet se si rreth 6 për qind e numrit të përgjithshëm të infektuarve me COVID-19, janë punonjës shëndetësorë, transmeton Telegrafi.


“E nëse në nivel global janë të infektuar 3.5 milionë njerëz me COVID-19, atëherë i bie se rreth 210 mijë punonjës tjerë shëndetësorë janë të infektuar”, thuhet në kumtesën e ICN.

Gjithashtu është theksuar se qeveritë nuk mund të tregojnë me saktësi se sa punonjës shëndetësorë janë prekur, dhe kjo mungesë e të dhënave të sakta po shpie drejt një keqkuptimi dhe keqinformimi për përqindjen e të infektuarve dhe atyre të vdekur.

Kjo organizatë u ka bërë thirrje qeverive që në mënyrë sistematike të mbledhin të dhëna dhe t’ua dorëzojnë zyrtarëve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Në Itali, të paktën 154 mjekë dhe dentistë janë ekspozuar sëmundjes, bazuar në të dhënat e Federatës Kombëtare të Kirurgëve dhe Dentistëve.

Në vanën tjetër Sekretari britanik i Shëndetësisë, Matt Hancock, ka njoftuar në fund të prillit se 82 punonjës shëndetësorë ishin viktima të coronavirusit.

Në SHBA, të paktën 170 punonjës shëndetësorë, përfshirë 60 infermiere kanë humbur jetën deri më 28 prill. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Botë
Ministri i Jashtëm rus shpalos një nga planet kryesore të Putinit

Ministri i Jashtëm rus shpalos një nga planet kryesore të Putinit

Evropa
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Botë
Kalo në kategori