Mbajtja e shtëpisë nuk është e lehtë, midis punës, familjes dhe angazhimeve të shumta: këtu janë disa këshilla për t’i bërë punët shpejt dhe mirë.

Gjëja e parë që duhet bërë në fillim të një seance pastrimi është të organizoni hapësirën.

Nga ana tjetër, nëse është e vërtetë se çdo gjë ka vendin e saj, për të kursyer kohë dhe përpjekje, rendi është me të vërtetë themelor. Për të proceduar në mënyrë sistematike dhe pa humbur kohë duke ecur lart e poshtë shtëpisë, ju duhet të pastroni nga një dhomë. Për cilëndo dhomë që flitet, gjëja kryesore që duhet të keni parasysh është se punët kanë rregullin e tyre, nga lart poshtë. Kur fshini pluhurin, qofshin raftet ose llambat, mos harroni kurrë se është më mirë të hiqni pluhurin me një leckë të thatë dhe pastaj të kaloni me një të lagët.

Përpara se të filloni të lyeni muret përgatisni ambientin. Është e ndaluar të lyeni duke u nisur nga pozicionimi i mobilieve. Ju duhet t’i lëvizni ato dhe t’i mblidhni në mes të dhomës. Gjithashtu blini plastmasë për të mbrojtur pllakat dhe mobiliet nga ngjyra. Ndërkohë mbuloni dritaret, dyert, prizat me letër ngjitëse të pastër.

Nëse në murin tuaj ka gjurmë myku kaloni një sfungjer ose furçë të ngjyer me ujë dhe zbardhues.

Përpara se të lyeni murin këshillohuni me shitësin ku do të blini ngjyrën. E rëndësishme është që në kuzhinë të zgjidhni një ngjyrë që lahet, që njollat ikin shumë shpejt dhe rezistente ndaj lagështisë dhe avujve.

Për një ngjyrë më uniformë ju duhet ta lyeni dy herë murin. Lyejeni herën e parë, lëreni të thahet dhe jepini edhe dorën e dytë.

Viva Fresh Store nga data 15 deri me 21 Prill ka oferta të shumta në produkte të pastrimit dhe të ngjyrosjes për shtëpinë tuaj.