LAJMI I FUNDIT:

Këshilla për ngrirje të drejtë të kungullit

Këshilla për ngrirje të drejtë të kungullit

Kungujt janë shumë të dobishëm dhe të shijshëm

Ata kanë kalori të ulët dhe njëherësh janë të pasur me vitamina dhe minerale, gjë që e bëjnë ushqim të preferuar të të gjithë atyre të cilët dëshirojnë të rregullojnë peshën trupore dhe metabolizmin, transmeton Telegrafi.

Kungullin mund ta ngrijmë dhe ta ruajnë në frigorifer me ngrirje të thellë në afat prej 12 muajsh.

Kungullin mund ta ngrijmë të papjekur, të papërpunuar apo në formë pureje. Më së lehtë dhe më së shpejti bëhet ngrirja e kungujve të papjekur. Mjafton vetëm ta pastroni nga lëvorja dhe ta pritni në copa mesatare.

Në çdo formë ai mund të qëndrojë rreth 6 muajsh në frigorifer me ngrirje të thellë, mirëpo nëse është i papërpunuar mund ta ruani deri në një vit.

Copat e prera të kungullit fusni në ujë të vluar 3 – 4 minuta, prisni që të ftohen dhe fusni në frigorifer që të ngrihen.

Sipas dëshirës, mund të grini në rende kungullin dhe në atë mënyrë ta ruani në frigorifer, derisa të dëshironi që të gatuani piten e parapëlqyer nga kungulli apo piten me kungull dhe mjaltë.

Kungulli, nga i cili keni bërë pure, mund të ruhet në kallëpe për kube akulli, të cilat do t’i nxirrni sipas nevojës. /Telegrafi/