LAJMI I FUNDIT:

Këshilla kryesore se si t’i mirëmbani tiganët dhe enët që nuk e ngjisin ushqimin

Këshilla kryesore se si t’i mirëmbani tiganët dhe enët që nuk e ngjisin ushqimin
Foto: Fotolia

Të gjithë ata që përgatisin ushqim e dinë që në koleksionin e enëve të kuzhinës kanë nevojë për një tavë apo tigan të mirë në të cilën nuk do të ngjitet asgjë.

Ato janë të shkëlqyera për të gjithë, por funksionojnë vetëm nëse veshja është në gjendje të mirë. Sapo veshja të gërvishtet, ushqimi do të ngjitet në sipërfaqe dhe tava do të pastrohet më vështirë.


Përdorni garniturë druri, silikoni ose plastike, kurrë mos përdorni të metalta. Gjithashtu, kurrë mos vendosni enë të tjera në tigan apo në tavë të këtillë pasi ato mund t’i dëmtojnë atë. Tiganët dhe tavat e tilla mund t’i mbroni me një leckë ose një peshqir të vogël.

Foto: shutterstock

Edhe një produkt tjetër mund t’i dëmtojë tiganët tuaj që nuk ngjisin – spreji për gatim. Nëse dëshironi që enët të kenë jetë më të gjatë, mos e përdorni sprejin në ta. Sprejet e këtilla mund të ngjitin në sipërfaqe të këtyre enëve, ndërsa me kalimin e kohës ajo shtresë mund të ndikojë që ushqimi të ngjitet në to, shkruan KSAT.

Enët e nxehta, të cila nuk ngjisin ushqimin mos e zhytni në ujë të ftohtë. Mund të shtrembërohen, ndërkaq shtrembëruara nuk do të “qëndrojnë” drejt në pllakë shporeti ose nuk do të nxehet në mënyrë të barabartë. Telat e çeliktë kurrë mos i përdorni për pastrimin e enëve të këtilla. Gjithashtu, mos prisni që tiganin tuaj, i cili nuk ngjit ushqimin, mund ta përdorin shumë breza. Në fund veshja do të shpenzohet dhe ju do të duhet ta zëvendësoni atë.

Në trend Stil

Më shumë
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Gjëja e parë që shihni në foto zbulon të vërtetën për ju: Deri tani testi më i saktë i personalitetit

Gjëja e parë që shihni në foto zbulon të vërtetën për ju: Deri tani testi më i saktë i personalitetit

Lifestyle
Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Këshillë javore
Si t’i digjni 1,000 kalori për një orë pa pasur nevojë të shkoni në palestër

Si t’i digjni 1,000 kalori për një orë pa pasur nevojë të shkoni në palestër

Aktivitete sportive
Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina

Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina

Stil
Burri hasi në një gur varri me një kod QR - kur e skanoi nuk mund ta imagjinonte se çfarë pa

Burri hasi në një gur varri me një kod QR - kur e skanoi nuk mund ta imagjinonte se çfarë pa

A e dini se...
Kalo në kategori