Shkrimtarja e librit të famshëm “Eat Pray Love”, Elizabeth M. Gilbert ndodhej në Indi kur në mes të natës, ndau me njerëzit këshillën më të mirë që duhet ta kemi me vete të 365-ta ditët të 2020-ës
Përmes një videoje të publikuar në Instagram-in e saj, autorja amerikane dëgjohet të thotë se njerëzit duhet të kujtojnë se nuk kanë asnjë arsye për t’i ushtruar vetes presion.
Nuk kemi asnjë lloj detyrimi për t’i vërtetuar botës diçka apo për të justifikuar ekzistencën e tyre. Të qenit në jetë, mjafton, prandaj shijojeni pa ankthin e pakuptimtë që i japim vetes.
“Është mesi i natës në Indi, por unë s’kam gjumë prej fluturimit të gjatë dhe ndryshimit të orës, kështu që është momenti më i mirë për t’ju dhënë një mesazh të rëndësishëm. Nuk keni pse të bëni bilancet e Vitit të Ri dhe ky Vit i Ri s’ka pse të ketë më shumë presion apo ankth vetëm sepse një dekadë e re po vjen. Askush nuk ju kërkon të justifikoni ekzistencën tuaj në Tokë. S’keni pse t’i tregoni askujt për fitimet tuaja të rritura se nuk jeni korporatë. S’keni pse të fitoni të drejtën për të qenë këtu duke i bërë vetes presion për të arritur standarde gjithnjë e më të larta!
Ti thjesht je këtu. Ti i përket këtij vendi dhe Toka të do. 1 janari do të jetë ditë si të gjithë të tjerat, ku ti thjesht do të flesh dhe ndoshta do të kalosh më shumë kohë duke mos bërë asgjë…”
View this post on Instagram
Shkrimtarja, na kujtoi atë që në të shumtën e rasteve e harrojmë, teksa vrapojmë çdo ditë, të stresuar dhe nën presion për të arritur objektivin e radhës.
“Teksa një dekadë e re po afron, lutem që ta merrni me qetësi, të gjithë ju. S’keni pse të fitoni asnjë lloj të drejte për të qenë këtu. Universi ju do vetëm duke ekzistuar!”- e mbyll ajo.
Fjalë të tilla duket se i kanë dhënë shpresë, motiv dhe shumë dritë njerëzve, të cilët përmes komenteve shprehin mirënjohje maksimale për autoren.
“Ky mesazh më bëri për të qarë. Kam qenë në depresion për një kohë të gjatë dhe fakti që një vit i ri po vjen më bën të ndihem sikur s’kam plotësuar asgjë. Fjalët e tua më bënë të ndihem më mirë. Ankthi shpesh më çon drejt dëshirës për t’u bërë perfeksionist. Fajësoj veten që nuk bëj dot më shumë. Sapo më bërë të kuptoj që standardet e sforcuara që i vëmë vetes thjesht na shtojnë ankthin. Më bërë të ndihem e çlodhur dhe e vlerësuar.” – shkruan dikush nga ndjekësit e saj dhe nëse e gjeni veten në ndonjë fjalë të këtij komenti, mësoni përmendësh këshillën më lart.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëTop pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!
Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet
Kurrë nuk keni dëgjuar për të, është fantastike: Poza 77 është ajo që duhet ta provoni
Si të lajmë lodrat prej pelushi
Demi: Horoskopi vjetor për 2024
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre