LAJMI I FUNDIT:

Kern: Jo anëtarësimit të Turqisë në BE

Kern: Jo anëtarësimit të Turqisë në BE

Kancelari austriak, Christian Kern i Partisë Socialdemokrate (PS) ka ripohuar se Bashkimi Evropian duhet të anulojë bisedimet e anëtarësimit me Turqinë.

“Kjo ishte çështje e një diskutimi në parim dhe nëse Turqia do të rivendosë dënimin me vdekje, atëherë çështja do të jetë jashtë tryeze pasi kjo do të ishte e papranueshme për vendet anëtare të BE-së”, deklaroi Kern.


“Ne nuk mund të pranojmë dikë që neglizhon standardet demokratike apo injoron mjetet kushtetuese,  por megjithatë një ‘jo’ e negociatave për anëtarësim në BE nuk do të thotë se nuk ka një rrugë të përbashkët me Turqinë “, shtoi ai.

“Turqia është një partner i rëndësishëm, si për shembull në çështjet e sigurisë”, tha më tej Kern.

Kern deklaroi se  nuk do t’iu përgjigjej sulmeve verbale të Burhan Kuzu, këshilltarit kryesor të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan.

Kuzu iu adresua Kern, fundjavën e kaluar me anë të një postimi në Twitter, ku shkruan “Zhduku, ateist!”.

“Ne nuk duhet ta marrim seriozisht çdo vërejtje por duhet të mbajmë nën kontroll emocionet. E vendos unë se kush mund të më fyejë”, përfundoi Kern.

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë

DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë "e zgjedhin qytetarët"

Serbia
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia
Kalo në kategori