LAJMI I FUNDIT:

Kërkuan shkarkimin e tij, Rikalo takohet me Merkelin në Forumin Global për Bujqësi

Kërkuan shkarkimin e tij, Rikalo takohet me Merkelin në Forumin Global për Bujqësi

Pavarësisht kërkesave për shkarkim në Kosovë, Ministri i Bujqësisë Nenad Rikalo, po vazhdon aktivitetin e tij në Qeveri.

Ai aktualisht ndodhet në Berlin ku po merr pjesë në Forumin Global për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, pjesë e të cilit janë ministrat e bujqësisë nga më shumë se 50 vende të botës përfshirë edhe ato të regjionit.

Punimet e këtij forumi kanë filluar sot ndërsa hapjen e ka bërë kancerlaja gjermane Angela Merkel e cila edhe ka realizuar një fotografi me gjithë ministrat përfshirë edhe me atë të Kosovës, Nenad Rikalo.

“MBPZHR-ja edhe gjatë këtij viti do të vazhdojë mbështetjen e zhvillimit të bujqësisë në vend, me qëllim të rritjes së prodhimit bujqësor dhe zhvillimit të bizneseve në këtë fushë që do të shtojnë vende të reja të punës por edhe do të rrisin cilësinë dhe sasinë e produkteve vendore. Po ashtu, jemi të fokusuar dhe të gatshëm për vazhdimin e bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtar në fushën e bujqësisë”, ka thënë ministri Rikalo, gjatë takimit me homologët e tij të vendeve të ndryshme të botës.

Sipas një komunikate të Ministrisë së Bujqësisë, krahas këtyre takimeve, ministri Rikalo do të marrë pjesë edhe në hapjen e ngjarjes më të rëndësishme për bujqësinë dhe ambientin, “Java e Gjelbër Ndërkombëtare”, që po ashtu mbahet në Berlin, në të cilin prezantohen dhjetëra shtete nga e mbarë bota.

Ndërkaq, pjesë e delegacionit të MBPZHR-së është edhe Sekretari i Përgjithshëm i ministrisë, Kapllan Halimi.

Duhet theksuar se shkarkimin e Nenad Rikalo-s është duke e kërkuar PSD-ja, si pjesë e pesë kushteve qe ky subjekt politik që ka pasur për qeverinë në mënyrë që të votoi për buxhetin e vitit 2019.

Ndërkohë ende nuk është bërë e ditur data e saktë se kur kuvendi do të votoi në lexim të dytë buxhetin, ndërsa është paralajmëruar se një gjë e tillë mund të ndodh në fund të këtij muaji./Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat

Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat "Zajednicën", për Këshillin e Evropës...

Lajme
Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Siguri
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori