LAJMI I FUNDIT:

I kërkuan ryshfet një femre, arrestohen dy zyrtarë në Prishtinë

I kërkuan ryshfet një femre, arrestohen dy zyrtarë në Prishtinë
Foto: Ilustrim

Dy persona janë arrestuar në Prishtinë pasi qe dyshohen se i kanë kërkuar një shumë parash një femre me qëllim të kryerjes së një shërbimi.

Policia e Kosovës njofton se dy të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.


“Prishtinë 19.09.2019-NN. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, pasi që të njëjtit ankueses femër K/Shqiptare ia kanë kërkuar dhe marrë një shumë parash me qëllim të kryerjes së një shërbimi. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në Raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës. /Telegrafi/