LAJMI I FUNDIT:

Kërkoi përmes TikTokut ta ndihmojnë ta gjej burrin që e takoi në plazhin e Miamit, përfundoi duke biseduar me gruan e tij – videoja që u bë virale

Kërkoi përmes TikTokut ta ndihmojnë ta gjej burrin që e takoi në plazhin e Miamit, përfundoi duke biseduar me gruan e tij – videoja që u bë virale

Kur një grua nga Pennsylvania, SHBA, e identifikuar si Mica Renee kërkoi nga përdoruesit e rrjetit social TikTok ta ndihmojë të “ribashkohet” me burrin që ajo e konsideronte se mund të ishte dashura e saj e vërtetë, pa kaluar shumë kohë përfundoi duke kontaktuar me gruan e tij.

“U shokova kur kuptova se kishte grua. Nuk kam pritur se videoja ime do të bëhet virale. Thjesht mendoja se nëse e gjej, mund të lidhemi dhe ndoshta të shkëmbejmë numrat”, tha 28-vjeçarja e cila takoi burrin misterioz në një plazh në Miami gjatë gushtit të vitit të kaluar, transmeton Telegrafi.


Disa muaj pas takimit të tyre të parë dhe të fundit, Renee vendosi ta shpërndajë një video në TikTok me mbishkrimin “më ndihmoni ta gjej”, ku miliona njerëz e ndihmuan përmes hetuesve privatë të ribashkohet me burrin që e takoi në plazh.

“TikTok me ndihmoni ta gjej këtë burrë që e takova në Miami”, thuhet në kërkesën e saj përbri video që asokohe i ishte prezantuar si Romeo, që pa u menduar dy herë i ishte afruar dhe prezantuar.

Videoja nxiti një “cunami” shikimesh – pra mbi 4.6 milionë, e Renne një blogere u fut në telashe kur posotoi fotografinë në ujë pranë burrit me të cilin “flirtonte”.

Megjithatë pas postimit të videos së parë që u shpërnda në masë të madhe, ajo postoi një tjetër me të cilën tregoi se burrin që e kërkonte në fakt ishte i martuar, dhe se gruaja e tij me të cilën është bashkë tash e gjashtë vite e kishte kontaktuar përmes TikTokut.

“Ai është i martuar, nuk do ta kontaktojë më”, tha Renee.

Madje shpërndau “screenshot” nga biseda me gruan e burrit misterioz që ishte identifikuar si Sharee. Renee menjëherë i kërkoi asaj falje, duke i thënë se nuk e kishte ditur statusin e tij.

@micarenee TikTok I come to you today cause I heard what you do for others 😭 I think he said he’s from Detroit 😂 #fyp #helpmefindhim #boostofhope #viral ♬ Breakin my heart – Jodeci’s groupie

Rrëfimi i saj nuk përfundoi me kaq. Sharee i kërkoi llogari bashkëshortit, i cili pretendonte se nuk kishte tradhti duke e detyruar të realizojë një video për të shpjeguar se çfarë në fakt kishte ndodhur. /Telegrafi/

@irontemple07 The truth must be televised!!! #fyp #fy #viral #trending #worldstar #balleralert #tiktok #messytiktok #video #foryou ♬ original sound – AJ

Në trend Fun

Më shumë
Babai zgjoi djalin dyvjeçar, reagimi i tij kënaqi miliona njerëz

Babai zgjoi djalin dyvjeçar, reagimi i tij kënaqi miliona njerëz

Fun
Google Maps ka

Google Maps ka "mjegulluar" një shtëpi në një rrugë të zakonshme në Ohio - për një arsye të veçantë

Interesante
Britanikja provoi për herë të parë byrekun - mësoni çfarë note i dha këtij ushqimi

Britanikja provoi për herë të parë byrekun - mësoni çfarë note i dha këtij ushqimi

Fun
Ja një “test truri” i ri, i cili po përhapet me shpejtësi në rrjetet sociale

Ja një “test truri” i ri, i cili po përhapet me shpejtësi në rrjetet sociale

Interesante
Qeni shkoi për herë të parë në parkun e qenve, reagimi i kafshës tregon gjithçka

Qeni shkoi për herë të parë në parkun e qenve, reagimi i kafshës tregon gjithçka

Fun
Zogu habit me imitimin aq të mirë të sirenës së policisë

Zogu habit me imitimin aq të mirë të sirenës së policisë

Fun
Kalo në kategori