Republikanët në Senatin amerikan u kërkuan demokratëve të shtyjnë fillimin e gjyqit kundër ish-presidentit Donald Trump deri në mes të shkurtit, për t’u dhënë kohë avokatëve të tij për të përgatitur një mbrojtje kundër akuzave për nxitje të protestës së dhunshme.
Kjo lëvizje erdhi pasi demokratët më herët gjatë ditës thanë se Dhoma e Përfaqësuesve mund të dërgonte që të premten në Senat akuzat, që u miratuan javën e kaluar në përgjigje të sulmit vdekjeprurës në Kapitol nga mbështetësit e ish-presidentit Trump.
Ish-presidenti republikan Donald Trump u largua nga zyra të mërkurën dhe udhëtoi për në në Florida, disa orë para se të betohej demokrati Joe Biden.
Udhëheqësi i pakicës republikane në Senat, Mitch McConnell u kërkoi demokratëve që të prisnin deri më 28 janar për dërgimin e akuzave për t’i dhënë zotit Trump dy javë për të përgatitur mbrojtjen e tij ligjore. Zyra e udhëheqësit të shumicës në Senat, Chuck Schumer nuk iu përgjigj menjëherë një pyetjeje në lidhje me propozimin e senatorit McConnell.
Demokratët kontrollojnë Senatin me epërsinë më të ngushtë të mundshme, duke u mbështetur në votën e nënpresidentes Kamala Harris për të thyer ndarjen në mënyrë të barabartë të votave 50-50, dhe gjithashtu kanë nevojë për bashkëpunimin e republikanëve për të çuar përpara shumë elemente të agjendës së presidentit Biden, si dhe për të konfirmuar emërimet për kabinetin e tij.
Trump është i vetmi president amerikan ndaj të cilit janë ngritur akuza dy herë, dhe gjyqi i tij në Senat do të jetë i vetmi që ka ndodhur ndonjëherë pasi një president është larguar nga detyra. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale
Ministri izraelit propozon ekzekutimin e palestinezëve për të reduktuar mbipopullimin në burgje
“Rrobat tuaja stimulojnë imagjinatën”, studentja amerikane tregon se si u ngacmua nga profesori
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi