LAJMI I FUNDIT:

Kërkohet përjashtimi i gjyqtarit Shabani në rastin e Antigona Morinës

Kërkohet përjashtimi i gjyqtarit Shabani në rastin e Antigona Morinës

Rrjeti i Grave të Kosovës bëri të ditur se avokatja Fehmije Gashi Bytyqi ka kërkuar përjashtimin e gjyqtarit Mizahir Shabani nga udhëheqja e çështjes penale kundër Hilmi Zenës, gruaja e së cilit vdiq  gjashtë vite më parë për shkak të hemorragjisë së vazhdueshme, tri ditë pas martesës.

RrGK thekson se kërkesa për përjashtimin e gjyqtarit Mizahir Shabani bazohet në dyshimet e arsyeshme në mos objektivitetin dhe paanshmërinë që ka shkaktuar gjyqtari në lidhje me rastin.

Lexoni të plotë reagimin e RrGK-së:

“Antigona Morina vdiq gjashtë vite më parë për shkak të hemorragjisë së vazhdueshme, tri ditë pas martesës. Bashkëshorti i saj, Hilmi Zena, përpos që nuk i kishte ofruar ndihmë mjekësore, ka përkeqësuar gjendjen duke vazhduar marrëdhëniet seksuale me të.

Me 18 mars 2018, nga mediumi Koha raportohet për skandalin e radhës të organeve të drejtësisë lidhur me trajtimin e rasteve të dhunës së ushtruar ndaj grave në Kosovë. Rasti karakterizohej me zhdukjen e dokumenteve zyrtare të ankesës nga ana e Prokurorit për rastin e Antigona Morinës. Po të mos ekzistonte presioni i raportimit nga mediat, por edhe nga familja, kjo viktimë do të harrohej nga drejtësia kosovare.

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK), pas reagimit të dërguar mediave, me 23 mars organizoi protestën #DrejtësiPërAntigonën para objektit të Gjykatës në Rahovec duke kërkuar urgjentisht reagim adekuat të drejtësisë, ku dyshohej se Gjykata në Rahovec ka zhdukur ankesën e bërë nga Prokuroria pas vendimit i cili ka shpallur të pafajshëm të akuzuarin kryesor, Hilmi Zekën. Po ashtu RrGK kërkoi që sa më shpejt të adresohen edhe lëshimet për këtë rast meqë asgjësimi i shkresave zyrtare nuk paraqet vetëm përgjegjësi disiplinore por është vepër serioze.

Tutje, Gjykata e Apelit ka vendosur që rastin ta kthej në rigjykim. Për tu siguruar që familja e të ndjerës do të përfaqësohet drejtë RrGK, me përkrahjen e Agjencisë Austriake për Zhvillim, angazhoi përsëri avokaten Fehmije Gashi Bytyqi, si përfaqësuese e familjes së dëmtuar të Bislim Morinës.

Duke qenë se seanca e radhës është caktuar me 4 qershor, avokatja Bytyqi me 17 maj ka dërguar Gjykatës Themelore në Gjakovë, dega në Rahovec, kërkesën për përjashtimin e gjyqtarit Mizahir Shabani nga udhëheqja e çështjes penale kundër Hilmi Zenës. Kërkesa bazohet në dyshimet e arsyeshme në mos objektivitetin dhe paanshmërinë që ka shkaktuar gjyqtari në lidhje me rastin.

Ngritja e përgjegjësisë institucionale gjatë trajtimit të dhunës me bazë gjinore do të rrisë raportimin e këtyre rasteve, duke u siguruar të ketë drejtësi, mbrojtje dhe rehabilitim për rastet e dhunës me bazë gjinore. Duke ndëshkuar dhunën përmes dënimeve meritore për kryesit e veprave penale, institucionet e drejtësisë japin mesazhin e duhur se do të ketë zero tolerancë ndaj dhunës në familje dhe se krimet e tilla makabre do të marrin dënimin e merituar”.

Prandaj, përmes këtij shkrimi RrGK përsëri u bën thirrje institucioneve të drejtësisë të ndërmarrin vendimet e duhura në mënyrë që rasti të gjykohet drejtë dhe të rritet besimi i qytetarëve ndaj këtyre institucioneve. RrGK beson që vetëm me vendime të drejta organet e drejtësisë mund të ndikojnë në uljen e dhunës, respektivisht krimit”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Elfije Boletini
Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Jehona Hulaj
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori