LAJMI I FUNDIT:

Kërkohet paraburgim për personat përgjegjës për zjarrin në Veles

Kërkohet paraburgim për personat përgjegjës për zjarrin në Veles

Pesë persona janë të dyshuar për zjarrin në Veles ndërsa prokuroria kërkon paraburgim për dy persona.

Për momentin po përgatitet aktakuzë për rrezikim të sigurisë së përgjithshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Nga Prokuroria Themelore Publike Veles njoftuan se do të nisin masa parahetimore kundër personit përgjegjës të shefit të punëtorisë dhe kundër katër punëtorëve të angazhuar. Përveç shefit dhe punëtorit i cili me shkëndijë ka nxitur zjarrin, për personat tjera nuk kërkohet paraburgim.

Në procedurë të përshpejtuar penalisht akuzohet edhe kompania ndërtuese që ka angazhuar punëtori, thonë nga prokuroria./Telegrafi/