Mbledhja e Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë pritet të sjellë lehtësime për jetën e sipërmarrësve të të dyja vendeve.
Kështu u tha të hënën, pas një takimi që ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani pati me zëvendëskryeministren e Shqipërisë, Senida Mesi, ku u theksua se të dyja vendet synojnë të mundësojnë qarkullimin e mallrave pa kaluar nëpër ndonjë pikë doganore.
Me këtë rast, të dyja palët deklaruan se mbledhja e dy qeverive e cila do të mbahet me 27 nëntor të këtij viti, pritet të finalizojë marrëveshjet e arritura, duke sjellë kështu lehtësime për jetën e sipërmarrësve të të dyja vendeve.
Ministri i MTI-së, Bajram Hasani tha se në këtë takim janë dakorduar të hartojnë një strategji të përbashkët të zhvillimit ekonomik, duke thelluar bashkëpunimin në mes të Kosovës dhe Shqipërisë.
Ai shtoi se janë të fokusuar në fuqizimin e produkteve që importohen dhe eksportohen mes dy vendeve, përderisa shtoi se mbledhja e 27 nëntorit pritet të finalizojë marrëveshjet e arritura.
“U dakorduam që të hartojmë një strategji të përbashkët të zhvillimit ekonomik, natyrisht, thellimit të bashkëpunimit në mes të dy vendeve. Mendojmë që t’i fuqizojmë ato produkte të cilat mund të eksportohen në Kosovë dhe atyre që mund të eksportohen në Shqipëri, në mes të dy vendeve. Mendoj se takimi i përbashkët që do të kemi më 27 në Korçë, do t’i finalizojë këto marrëveshje”, tha ai.
Zëvendëskryeministrja e Shqipërisë, Senida Mesi, tha se së bashku me ministrin Hasani, synojnë që secilën marrëveshje ta finalizojnë me produkte konkrete.
Mesi tha së është mirë që si Shqipëria, ashtu edhe Kosova janë në hapa të njëjtë të rritjes dhe zhvillimit ekonomik. Ndërsa theksoi se është duke u punuar që të mos ketë fare pikë doganore në mes të dy vendeve, në mënyrë që të lehtësohet shkëmbimi i mallrave dhe shërbimeve.
“Duam që sigurisht të rrisim më shumë tregtinë reciproke, importet dhe eksportet, sigurisht për benifitin e të dy vendeve. Duke filluar që nga bashkëpunimi në pikën doganore. Shqipëria ka filluar dhe ka iniciuar procesin e saj të brendshëm për të mos pasur fare pikë doganore lidhur me shkëmbimin e mallrave dhe të shërbimeve. Ashtu sikurse ne lëvizim lirisht me një kartë identiteti, ashtu duhet të lëvizin dhe të komunikojnë edhe bizneset në mes vete”, theksoi ajo.
Takimet e përbashkëta në mes të dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë, Mesi tha se mbahen herë në njërin vend e herë në tjetrin pikërisht për të zgjidhur problematikat e bizneseve.
Sipas saj, në mbledhjen e Korçës, e cila do të mbahet më 27 nëntor të këtij viti, pritet të sjellë rezultate konkrete, duke finalizuar marrëveshje lidhur me tarifat tatimore të cilat do të lehtësojnë shkëmbimin e mallrave dhe shërbimeve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush është vajza biznesmene që po pushton tregun muzikor?
Mesazhet iraniane ulën çmimet e naftës në tregun botëror
24 orë na ndajnë nga ngjarja e madhe Halving në Bitcoin
3, 2, 1 - Volvo gati për ty!
Kosova përfiton 90 milionë euro nga Banka Botërore
B&M ofron Trajnim dhe certifikim për Operuesit e Vinçave, Auto Vinçave, Pirunierëve, Ashensorëve të ndërtimit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi