LAJMI I FUNDIT:

​Kërkohet dokumentimi i krimeve serbe, Kurti takon veprimtarë të ‘68 e ‘81

​Kërkohet dokumentimi i krimeve serbe, Kurti takon veprimtarë të ‘68 e ‘81

Kryeministri Albin Kurti, mirëpriti në ndërtesën e Qeverisë për një takim të përzemërt mbi 20 veprimtarë të viteve 1968 dhe 1981, dikur studentë e të burgosur politikë të regjimit të Serbisë.

Teksa diskutuan e kujtuan përndjekjen politike, torturat e tmerrshme, dhunën sistematike që regjimi i Jugosllavisë dhe pastaj i Serbisë ushtroi mbi aktivistë e veprimtarë shqiptarë dhe masakrat e shumta të cilat po shënojnë këtë vit 25-vjetorin e tyre, u theksua domosdoshmëria e dokumentimit – në mënyrë shkencore – të krimeve të shumta të para dhe gjatë luftës, përfshirë këtu edhe torturat që aktivistët shqiptarë kanë përjetuar në burgje.


Në këtë drejtim, veprimtarët dhe ish të burgosurit politikë mund të luajnë një rol të rëndësishëm.

Gjithashtu u potencua rëndësia e informimit të brezave të rinj në lidhje me kauzën që kanë ndjekur të burgosurit politikë, ndikimin e demonstratave të viteve 1968, 1981, 1989 dhe 1997, dhe rolin e tyre në mobilizimin e shoqërisë për çlirim dhe Republikë.

Në këtë takim të përbashkët, përkrah kryeministrit ishte edhe Drejtori i Institutit për Krimet e Kryera gjatë luftës, Atdhe Hetemi.

Në trend Lajme

Më shumë
Miratohet Kodi i Sjelljes për deputetët, ata që ofendojnë dhe bëjnë shkelje tjera do të dënohen me 50 përqind të pagës së tyre

Miratohet Kodi i Sjelljes për deputetët, ata që ofendojnë dhe bëjnë shkelje tjera do të dënohen me 50 përqind të pagës së tyre

Lajme
Keni planifikuar të kaloni 1 Majin në natyrë? Kështu do të jetë moti në qytetet e Kosovës

Keni planifikuar të kaloni 1 Majin në natyrë? Kështu do të jetë moti në qytetet e Kosovës

Lajme
Pësoi infrakt në aeroplan derisa ishte duke ardhur nga Zvicra, policia njofton për vdekjen e gruas

Pësoi infrakt në aeroplan derisa ishte duke ardhur nga Zvicra, policia njofton për vdekjen e gruas

Kronika e Zezë
Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Lajme
Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij në Klinë, arrestohet një person

Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij në Klinë, arrestohet një person

Kronika e Zezë
Qëndrim Januzi dënohet me 17 vjet burgim për vrasjen e 30-vjeçarit në Ferizaj

Qëndrim Januzi dënohet me 17 vjet burgim për vrasjen e 30-vjeçarit në Ferizaj

Drejtësi
Kalo në kategori