LAJMI I FUNDIT:

Kërkohet dënim maksimal për hetuesin e policisë që dhunoi të miturën në Drenas

Kërkohet dënim maksimal për hetuesin e policisë që dhunoi të miturën në Drenas

Agjencia për Barazi Gjinore dënon ashpër rastin e fundit ku një vajzë e mitur u bë pre e dhunimit seksual dhe abuzimit nga hetuesi i Policisë së Kosovës në Komunën Drenasit, dhe bën thirrje për zbardhje sa më të shpejtë të rastit dhe sjelljen e autorit para drejtësisë.

“Aktet si ky i abuzimit dhe keqpërdorimit të personave të mitur, që rrezikon jetën dhe mirëqenien e vajzave, është akt i shpërdorimit të detyrës zyrtare, shpërdorimit të besimit në institucion kredibil si Policia e Kosovës, mund të luhatin besimin tek institucionet në të cilat shoqëria kosovare ka investuar në krijimin e kapaciteteve njerëzore profesionale, besim të cilin vet institucioni e ka krijuar ndër vite”, thuhet në deklaratë.


ABGJ kërkon nga Policia e Kosovës që urgjentisht të ndërmarrë hapat e nevojshme procedurale për efikasitetin e sistemit të mbrojtjes së viktimave të dhunës në baza gjinore dhe të sigurojë shoqërinë se sistemi është funksional.

Abuzimi i të miturës në Drenas mund të dekurajoj lajmërimin e rasteve të tjera në Polici
Lexo po ashtu Abuzimi i të miturës në Drenas mund të dekurajoj lajmërimin e rasteve të tjera në Polici

“Kërkojmë zbardhjen sa më të shpejtë të rastit, dënim maksimal të fajtorit, si dhe hetimin dhe vënien përballë drejtësisë të të gjithë atyre që mund të kenë pas informacion për këtë rast dhe nuk kanë kryer obligimet e tyre për të njoftuar institucionet e rendit mbi abuzimin e vazhdueshëm të viktimës. Ne vlerësojmë se jemi duke u ballafaquar me një fenomen me pasoja shkatërruese për jetën , dinjitetin dhe sigurinë e grave dhe vajzave dhe reagimi duhet të jetë mbarë shoqërorë për ta sjellë drejtësinë në vend”, thuhet më tej në deklaratë.

ABGJ rithekson se mos veprimi në drejtim të zbatimit të kornizës ligjore që dënon dhunën në baza gjinore përveç rrezikimit të mirëqenies së qytetarëve është dështim i zbatimit të sundimit të ligjit dhe se të gjithë akterët që rrezikojnë sundimin e ligjit duhet të sillen para drejtësisë dhe të bartin pasojat individuale.

Ndryshe, Kodi Penal i Kosovës thotë se për dhunim në rrethana që përfshijnë shfrytëzimin e autoritetit, dhe të moshës, dënimi për këtë vepër është 5 deri në 15 vjet burgim.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetarja e RTK-së sulmohet nga qentë endacakë në Prishtinë

Gazetarja e RTK-së sulmohet nga qentë endacakë në Prishtinë

Lajme
Çka deklaroi para trupit gjykues serbi i akuzuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Çka deklaroi para trupit gjykues serbi i akuzuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Drejtësi
Abdixhiku-Kurtit: Jep dorëheqje, cakto datën e zgjedhjeve - LDK do ta caktojë festën

Abdixhiku-Kurtit: Jep dorëheqje, cakto datën e zgjedhjeve - LDK do ta caktojë festën

Politikë
Bislimi jep detaje për takimin në Bruksel: Propozimet e Serbisë ishin për legalizimin e strukturave paralele

Bislimi jep detaje për takimin në Bruksel: Propozimet e Serbisë ishin për legalizimin e strukturave paralele

Lajme
QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

Lajme
Një pishinë e brendshme 1600-vjeçare, e para e këtij lloji zbulohet në Shqipëri

Një pishinë e brendshme 1600-vjeçare, e para e këtij lloji zbulohet në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori