LAJMI I FUNDIT:

Abuzimi i të miturës në Drenas mund të dekurajoj lajmërimin e rasteve të tjera në Polici

Abuzimi i të miturës në Drenas mund të dekurajoj lajmërimin e rasteve të tjera në Polici
Foto: Ilustrim

Rasti i nxënëses nga Drenasi, e cila kishte shkuar në polici për të denoncuar profesorin e saj për dhunim seksual, e në vend të ndihmës kishte gjetur një “padron” skllavërues policor (policin hetues), ka nxitur reagime të shumta.

Luljeta Demolli nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se ky është një rast i tmerrshëm i cili mund të ndikoj në të ardhmen tek vajzat për mos t’i lajmëruar rastet e abuzimit, dhunimeve, ngacmimeve seksuale, dhunës në familje etj.


“…Nuk është se e dimë çka saktësisht ka ndodhur, por duke marr parasysh ky është një rast dekurajues për vajzat e reja, që paralajmërojnë dhunë në baza gjinore, abuzime seksuale, ngacmime seksuale sepse policia, hetuesia, gjyqësia do duhej të ishte parandalues, orientuese në të drejtat e tyre e jo të ndodh diçka e tmerrshme e cila do të jetë një precedent. Është një rast i tmerrshëm i cili do të ndikojë në të ardhmen tek vajzat për mos t’i lajmëruar rastet e abuzimit seksual, dhunimeve seksuale, ngacmimeve seksuale, dhunës në familje etj. Rastet e shpeshta që po ndodhin tregon qartë që duhet urgjent të punohet me policinë, gjyqësorin, prokurorinë me trajnime për këto çështje ose të punohet pak më shumë me vetëdijesimin e këtyre rasteve. Ose t’ju bëhet një test paraprakisht që kur të hyjnë në punë të shikojnë sa janë këta njerëz në gjendje të angazhohen në drejtësi apo  sa kanë vetëdije, ose a kanë pas përvoja të tilla.. D.m.th të mbahet një historik i këtyre personave”, u shpreh Demolli.

Dhunë, shfrytëzim seksual, abort i detyruar – historia trishtuese e nxënëses nga Drenasi me hetuesin policor

Edhe Behxhet Shala, që udhëheq Këshillin për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, theksoi se është një rast i rëndë ku ka shkelje të të drejtave të njeriut.

“Ne si rast nuk e kemi të regjistruar në KMLDNJ, por si rast e kemi mësuar vetëm nga mediat dhe rasti është duke u hetuar dhe ka arrestime. Është një rast i rëndë ku ka shkelje të të drejtave të njeriut për faktin se ky është dhe një rast penal, dhe si i tillë sigurisht që do të hetohet dhe do të ndiqet penalisht nëse ka elemente të veprës penale, për të gjithë personat që janë të involvuar në këtë dhunim i cili deri tash është si rast i dyshimtë”, ka thënë Shala.

Sipas tij, KMLDNJ për momentin nuk  mund të jap ndonjë shpjegim tjetër pasi rasti është duke u hetuar dhe fjalën për këtë duhet ta thotë vetëm Gjykata.

“Që është shkelje e të drejtave të njeriut nuk ka asnjë dyshim, por nuk jemi në gjendje të japim ndonjë fjalë tjetër për faktin se lënda është në polici, e cila është çështje e gjyqësisë të cilët janë të obliguar ta japin fjalën e tyre në përputhje me provat. Nuk ka asnjë dyshim që kemi të bëjmë me një keqpërdorim flagrant të të drejtave të njeriut në të dyja rastet si të profesorit po ashtu edhe të policit hetues i cili ka përgjegjësi e jo të hyj në vallen e njëjtë”, shtoi Shala për Telegrafin.

Ndërsa, sa i përket çështjeve ligjore, duke ju referuar veprave të tilla të rënda avokati Musa Damati tha se Republika e Kosovës duhet të shqyrtojë mundësinë që në legjislacionin e saj penal të aplikoj edhe dënimin me vdekje për një kategori të caktuar të veprave penale, duke mos e specifikuar rastin në fjalë pasi siç u shpreh ai si avokat nuk mund ta komentoj rastin konkret pasi që nuk ka njohuri dhe të dhëna zyrtare.

“Kodi Penal i Republikës së Kosovës duhet të amandamentohet në vazhdimësi dhe Republika e Kosovës duhet të shqyrtojë mundësinë që në legjislacionin e saj penal të aplikoj edhe dënimin me vdekje për një kategori të caktuar të veprave penale, sepse vendi më demokratik në botë SHBA-të e aplikojnë në legjislacionin e tyre sanksionin penal të dënimit me vdekje. Ndërsa, unë si avokat nuk mund ta komentoj rastin konkret pasi që nuk kam njohuri dhe të dhëna zyrtare”, ka thënë Damati.

Avokati i ka bërë apel gjinisë femërore që rastet e keqpërdorimeve seksuale t’i raportojnë menjëherë në institucionet relevante.

“Në cilësinë e avokatit apeloj te çdo vajzë, femër, apo grua në Republikën e Kosovës që rastet e keqpërdorimeve seksuale t’i raportojnë menjëherë në institucionet relevante dhe se për këtë në çdo kohë mund të llogarisin dhe mund ta kenë ndihmën time ligjore profesionale, dhe atë pa pagesë”, ka thënë avokati Damati.

IPK arrestoi policin hetues në Drenas, i dyshuar për dhunimin e 16-vjeçares

Ndryshe, siç ka raportuar Insajderi të martën, 16-vjeçarja nga Drenasi, kishte shkuar në polici për të denoncuar profesorin e saj. Por, në vend të gjetjes së ndihmës, ajo ka gjetur një “padron” skllavërues policor. Pas marrjes së deklaratës, fotografimit të zhveshur të viktimës dhe ekspertizës mjekoligjore, hetuesi V.V., nën kërcënim dhe shantazh e kishte detyruar të bënte seks me të. Pas shfrytëzimit seksual për më shumë se një vjet, vajza kishte mbetur shtatzëne. Hetuesi, e kishte detyruar vajzën ta abortonte në klinikën e gjinekologut Fehmi Ahmeti në Prishtinë.

Inspektorati Policor i Kosovës sot përmes një njoftimi për media ka konfirmuar arrestimin e një zyrtari policor, me dyshimet për kryerje të veprimeve të kundërligjshme nga një zyrtar policor.

Pas intervistimit të të dyshuarit (punonjësit policor me inicialet V.V) i njëjti është arrestuar nga Inspektorati Policor dhe me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale të “dhunimit” dhe “keqpërdorimi seksual duke keqpërdorur pozitën, autoritetin apo profesionin. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Lajme
​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

Politikë
Kalo në kategori