LAJMI I FUNDIT:

Kërkohen mundësi për pagesën e subvencioneve bujqësore në Maqedoni

Kërkohen mundësi për pagesën e subvencioneve bujqësore në Maqedoni

Federata e fermerëve të Maqedonisë u bën thirrje organeve përgjegjëse që të gjejnë mënyrë për të paguar subvencionet për vitin 2016, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas AIM-së, kjo federatë kërkon edhe dëmshpërblimin për dëmet e shkaktuara nga moti i ligë pranveror, si edhe të bëhet një kalendar për pagesën e subvencioneve që bujqit të mund të ndjehen të sigurtë dhe saktë të dijnë se kur do t’i marrin mjetet financiare.


Nga FFM-ja bëjnë të ditur se pritet rritje e çmimeve të mollave, rrushit dhe patates së re për shkak të dëmeve të motit të ligë te pemët në Prespë, vreshtat në rajonin e Tikveshit dhe kulturat kopshtare të rajonit të Strumicës.

FFM-ja do të kërkojë nga bankat që bujqve t’u mundësohen kredi të lira për blerje të rrjetave para periudhës së verës që të mund t’i mbrojnë të mbjellat nga breshëri./Telegrafi/