LAJMI I FUNDIT:

Kërkimet shkencore kanë gjetur se qentë mund të parashikojnë një krizë epileptike te njerëzit

Kërkimet shkencore kanë gjetur se qentë mund të parashikojnë një krizë epileptike te njerëzit

Sulmet epileptike shoqërohen me aroma të veçanta që janë të identifikueshme për qentë

Një ekip shkencëtarësh ka ekspozuar një numër qensh pa ndonjë përvojë ndaj aromave karakteristike të epilepsisë të të tri fazave të sulmit.


Këto janë aroma që shfaqen në djersën e pacientit para sulmit, transmeton Telegrafi.

Të 19 qentë, të moshave, racave dhe gjinive të ndryshme, treguan ndryshime në sjellje kur nuhatën aroma që kishin të bënin me sulmet.

“Disa madje pa ndonjë trajnim paraprak vraponin para dhe prapa tek anëtarët e tjerë të familjes për t’i paralajmëruar se personi ishte kërcënuar me sulm”, ka thënë Powell, duke shtuar se trajnimi në vetvete nuk është i vështirë dhe mund të zhvillohet në një periudhë prej gjashtë deri në tetë javësh.

Në varësi të racës, qentë kanë 10.000 deri në 100.000 herë më shumë ndjenjë të nuhatjes sesa njerëzit.

Gjetjet e ekipit të Powell mund të ndihmojnë në zhvillimin e një “sistemi paralajmërimi të hershëm potencialisht shpëtimtar” për 65 milionë njerëz në botë që jetojnë me epilepsi, 30 për qind e të cilëve nuk kanë arritur të kontrollojnë krizat e tyre me ilaçe.

“Njerëzit që kanë sulme të rënda dhe jetojnë me frikën e thjesht të shkuarjes në banjë ose të shëtitjes pa shoqërim, duhet të fitojnë të drejtën për një qen të stërvitur që mund të paralajmërojë një sulm dhe t’i shpëtojë ata nga lëndimi apo edhe vdekja e papritur,” tha Powell.

“Mund të rezultojë përfundimisht në zhvillimin e një pajisjeje elektronike që do të ishte e ndjeshme ndaj rritjes së biomarkerëve specifikë që paraprijnë sulmet,” tha ai.

Peter Murphy, president i Epilepsy Ireland, beson se gjetja e një metode të besueshme për të parashikuar krizat është “ Graali i Shenjtë” për shumë pacientë me epilepsi”.

/Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori