Mbyllja e kafeneve,restoranteve dhe lokaleve tjera pas orës 21 ka bërë të shtohet frekuentimi i rinisë nëpër objekteve të lojërave të fatit. Kështu thonë nga Lëvizja Anti-bixhoz prej nga nënvizojnë se këta objekte duhet që të mbyllen. Sipas kësaj lëvizje, mbyllja e lokaleve në orën 21 ka sjellur kontra efekt, pasi të rinjtë tashmë në pamundësi për të qëndruar në kafene apo restorante, shkojnë në bastore apo kazino, të cilët punojnë pas orës 21.
“Ne si Lëvizje Anti-bixhoz reagojmë ashpër ku Qeveria e Maqedonisë së Veriut mbyllë vendet për frekuentimin e rinisë,siç janë restorantet dhe kafenetë, në anën tjetër lejon punën e kazinove dhe objekteve tjera të lojërave të fatit”, thonë nga Lëvizja Anti-bixhoz.
Sipas tyre, kohëve të fundit dukshëm është shtuar prania e rinisë në këto lokale ngase pas orës 21, vetëm kazinotë punojnë. Ata më tej pohojnë se ka metoda dhe mënyra të ndryshme që të joshet rinia për të qëndruar në këto lokale të lojërave të fatit. “Është shtuar frekuentimi në këto objekte sidomos në kazino dhe bastore, sepse ne kemi të dhëna se rinia pas orës 21, shërbehen pije dhe kafe pa pagesë për të joshur ata”, nënvizojnë nga kjo Lëvizje. Mos mbyllja e objekteve të lojërave të fatit ka bërë që kjo lëvizje të potencojë edhe faktin se kazinotë mund të jenë burim i përhapjes së virusit.
“Duhet që institucionet apo organet e rendit të dalin në vendngjarje dhe të konstatojnë gjendjen faktike, sepse edhe në këto vende mund të përhapet virusi pasi grumbullohen shumë të rinj”, pohojnë nga Lëvizja Anti-bixhoz. Një kohë të gjatë, theksojnë nga Lëvizja Anti Bixhoz, po kërkohet që këto lokale të mbyllen tërësisht në brendi të vendbanimeve dhe të zhvendosen nëpër periferi, kryesisht larg objekteve shkollore dhe shtëpive.
Kërkesa e kësaj Lëvizje një kohë të gjatë has në vesh të shurdhër, kurse ende nuk dihet se kur ligji i ri për lojërat e fatit do të miratohet në Parlament. Zotimet e deritanishme të të gjitha partive kanë qenë se do të pranohen kërkesat e kësaj lëvizje./Koha.mk/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Goditet me tullë në kokë një person në veri të Mitrovicës – pesë të dyshuar ia grabisin një zinxhir nga qafa
Hyn në fuqi Amnistia Penale në Shqipëri, nis nga sot lirimi i 700 të dënuarve
I thyen xhamin e lokalit dhe gjuajtën koktej molotovi – arrestohen katër persona në Pejë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral
Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert