LAJMI I FUNDIT:

Kërkesat e qytetarëve të Prishtinës, për kryetarin e ardhshëm: Rregulloje kaosin urbanistik dhe pastroji rrugët

Kërkesat e qytetarëve të Prishtinës, për kryetarin e ardhshëm: Rregulloje kaosin urbanistik dhe pastroji rrugët

Qytetarët e komunës së Prishtinës, në anketën e Telegrafit, i kanë paraqitur kërkesat  e tyre për kryetarin e komunës, i cili do të dalë nga zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Përveç shumë problemeve që janë të pazgjidhura në kryeqytet, sipas qytetarëve prioritet duhet të jetë urbanizimi.


“Këtu ka probleme të shumta e që janë grumbulluar qe 20 vjet, por ka edhe kaos urbanistik që duhet të bëjë kryetari i ardhshëm e që qasja e mirë e tij ndaj qytetarëve duhet të jetë përherë jo vetëm gjatë  fushatave, sepse janë bërë edhe banale këto gjëra tanimë” , tha Islam Visoka, për Telegrafin.

Islam Visoka

Sipas qytetarëve nuk është bërë mjaftueshëm në rregullimin të rrugëve.

“Kërkesa sa të doni e para këtu hyjnë,  rregullimi i rrugëve dhe  me u bë më shumë pastrimi i tyre”, u shpreh Habim Geci.

Habim Geci

Më  shumë rregull dhe cilësi në arsimi kërkon Ferihane Murtezi, banore e Prishtinës.

“ Të jetë sa më mirë, të ketë rregulla, punësim, arsim dhe dhashtë zoti të hiqet edhe kjo pandemi, sepse jemi lodhur tashmë”/ Telegrafi/