LAJMI I FUNDIT:

Kërkesa për shkurtim të fushatës zgjedhore, Presidenca: Për këtë vendos KQZ-ja

Kërkesa për shkurtim të fushatës zgjedhore, Presidenca: Për këtë vendos KQZ-ja

Gjendja e rënduar me pandeminë COVID-19, bëri që disa parti politike të kërkojnë që fushata zgjedhore të shkurtohet. Përveç shkurtimit të fushatës zgjedhore u dha edhe ideja për shtyrje të zgjedhjeve lokale.

Ishte fillimisht kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku i cili javën e kaluar përmes një letre drejtuar kryetarit të LVV-së, Albin Kurti, atij të PDK-së Memli Krasniqit, dhe kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj ka kërkuar që fushata zgjedhore të shkurtohet nga 30 ditë në vetëm 10 ditë.


Pas kësaj kërkese është përgjigjur kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj i cili tha se fushata zgjedhore duhet të shkurtohet jo në 10 ditë por në 5 ditë. E kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi u shpreh se të gjithë duhet ta kemi prioritet mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve dhe se duhet të bisedohet për shkurtim të fushatës zgjedhore.

Diskutimi për fushatën zgjedhore - ​Abdixhiku falënderon Haradinajn e Krasniqin, pret përgjigje pozitive edhe nga Kurti
Lexo po ashtu Diskutimi për fushatën zgjedhore - ​Abdixhiku falënderon Haradinajn e Krasniqin, pret përgjigje pozitive edhe nga Kurti

Një përgjigje për këtë ende nuk e ka dhënë kryetari i LVV-së njëherit edhe kryeministri, Albin Kurti. Për këtë kërkesë të partive politike për shkurtim të fushatës zgjedhore, kanë folur edhe nga zyrja e Presidentes, Vjosa Osmani.

Bekim Kupina, këshilltari për media i presidentes, ka thënë për Telegrafin se kohëzgjatja e fushatës zgjedhore është përgjegjësi e KQZ-së. Ai ka thënë se për një gjë të tillë nuk mund të vendos presidentja.

“Presidentja nuk vendos për kohëzgjatjen e fushatës zgjedhore. Kjo është përgjegjësi e Komisionit Qendror Zgjedhor”, ka thënë Kupina.

Shkurtimi i fushatës zgjedhore i pamundur, Cakolli: Partitë politike të dakordohen për anulim të tubimeve publike me qytetarët
Lexo po ashtu Shkurtimi i fushatës zgjedhore i pamundur, Cakolli: Partitë politike të dakordohen për anulim të tubimeve publike me qytetarët

Ndryshe mbrëmë, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka thënë se s’do të duhej të lejohej mbajtja e fushatës zgjedhore. Ai ka deklaruar se pajtohet me deklaratat e kruet të LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe atij të PDK-së, Memli Krasniqi, për fushatën zgjedhore.

“Fushata zgjedhore jo vetëm që duhet të shkurtohet por unë do të thoja ndoshta të hiqet krejt për shkak të pandemisë”, tha Konjufca.

Ndryshe zgjedhjet lokale do të mbahen më 17 tetor 2021. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Osmani organizoi pritje për përfaqësues të vendeve partnere të Kosovës pas takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Osmani organizoi pritje për përfaqësues të vendeve partnere të Kosovës pas takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shihi në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme
Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Kronika e Zezë
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Lajme
Dështimi i procesit të votimit në veri, BE-ja nuk jep afat kur do të hiqen masat ndaj Kosovës

Dështimi i procesit të votimit në veri, BE-ja nuk jep afat kur do të hiqen masat ndaj Kosovës

Jehona Hulaj
Kalo në kategori