LAJMI I FUNDIT:

Kerim: Zaev dhe Tsipras treguan se me dinjitet do t’i mbrojnë pozicionet e tyre

Kerim: Zaev dhe Tsipras treguan se me dinjitet do t’i mbrojnë pozicionet e tyre

Ish diplomati Srgjan Kerim sonte në emisionin “Vetëm e vërteta” në Kanal 5 tha se kryeministrat e Maqedonisë dhe Greqisë në Davos kanë treguar se deri në fund do t’i mbrojnë pozicionet e tyre, por edhe se janë të gatshëm për të bërë lëshime për disa çështje me qëllim që të arrihet zgjidhje për kontestin e emrit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Nga përvoja ime di një rregull universale, se kur dy palë negociojnë për shkaqe taktike vendosin propozime të pamundshme që më pas të arrihet diçka e pranueshme. Nëse unë do të kisha negociuar dhe do të kisha përfaqësuar tezën erga omnes, nëse zgjidhja është më afër palës së Maqedonisë, atëherë as erga omnes nuk është problem, por nëse zgjidhja është ashtu siç don Greqia, atëherë erga omnes është problem i madh”, tha Kerim./Telegrafi/