Ish-inspektori i Përgjithshëm i AKI-së, Shkëlzen Sopjani, lidhur me rastin e fundit për planifikimin e vrasjes së senatorit zviceran Dick Marty nga shërbimet serbe, ka thënë se shërbimi sekret serb nuk merr asnjë hap pa dijeninë e presidentit Aleksandar Vuçiq.
Sopjani ka thënë se shërbimi sekret serb me atë rus nuk mund të ndahen dhe se ndikimi i këtij të fundit në atë serb është jashtëzakonisht i madh.
“Vuçiq e di, por kjo është bë me bekimin e tij sepse i ka vyer kjo një lloj flirtimi që iu ka dashtë me bë dhe e di që strukturat e sigurisë në Serbi janë të ndikuara jashtëzakonisht shumë prej Rusisë. Ndikimi më i madh rus në Serbi është pothuaj në strukturat e sigurisë, kryesisht në inteligjencë. Aty është bashkëpunimi, problem është të ndahen BIA-n prej FSB-së. Kjo është bë me dijeninë dhe aprovimin e Vuçiqit sepse i është dashur edhe lidhja me Rusinë. Fakti më i thjeshti është se kemi të bëjmë me agresion ndaj Zvicrës nga strukturat e sigurisë të udhëhequra nga njeriu më i besuar i Vuçiqit”, tha ai, raporton Betimi për Drejtësi.
Ai ka thënë se mbrojtja duhet ta ftojë Martyn në Speciale në cilësinë e dëshmitarit për të dëshmuar për prapaskenat e procesit të raportit.
E mira e kësaj pune është se janë zënë dhe kjo do të ketë implikime edhe në aspektin juridik sa i përket në proceset e Gjykatës Speciale pasi ajo bazamentin e ka në raport të Dick Martyt. Implikimet janë të kushtëzuara se a do kemi ndonjë reflektim, të Dick Martyt për procesin e gjykatës dhe bazamentin e kësaj gjykate. Meqë mundësitë janë reale që të kemi ndonjë implikim dhe tani mbrojtja do të duhej ta ftonte Martyn si dëshmitar që të rrëfehet para gjykatës me prapaskenat, sepse ka shumë prapaskena, siç e dimë këtë proces e ka nisur një ish-zyrtar i lartë i shërbimit sekret rus që ka qenë në Këshillin e Evropës”, ka thënë ai.
Sopjani nuk beson që Marty të mos ketë pasur njohuri për rolin e shërbimeve sekrete të huaja.
“Roli i shërbimeve sekrete në këtë proces ka nisur qysh në start të raportit. Dick Marty nuk është që nuk ka pasur njohuri për këto, por do ishte me rendësi të dihet që a është në gjendje i njëjti të dëshmojë, të reflektojë për këto prapaskena”, u shpreh Sopjani.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kujdesi ndaj dhëmbëve dhe rëndësia e një shëndeti të mirë oral, stomatologu Hoxha tregon për teknikat e fundit në stomatologji dhe implantet dentare
Ekspertët amerikan: Është koha që RMV-ja të lëviz përpara
KE: Kosova kualifikohet për pagesa nga Plani i Rritjes, nëse i përmbush kushtet
Edhe 7 ditë për regjistrimin e popullsisë, ASK: Është obligim ligjor, nëse nuk jeni kontaktuar nga regjistruesit thirrni në këta numra
Pas largimit të Escobarit dhe Lajçakut, Qorolli: E nisën keq me Asociacion, e përfunduan edhe më keq pa përparim në prioritetin e gabuar
Presidentja Osmani në SHBA, merr “mësimin e parë” në pilotimin e helikopterit nga piloti që shërbeu 15 vjet në Kosovë
Rasti i Martin Berishajt dhe transferimi i shefit të Njësisë së Veçantë të Hetimeve - çka deklaroi drejtori i Policisë?
Mickoski: Nëse Bullgaria nuk lëvizë nga qëndrimet e saj, do t'i kthehemi agjendës së brendshme
Mexhiti: Nuk pretendojmë të jemi në qeveri me çdo kusht
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit
Besa dështon ta kualifikojë Shqipërinë në finalen e "Eurovision 2024"
Granit Xhaka, lojtar i ndeshjes Bayer Leverkusen 2-2 Roma: Statistikat e tij janë fantastike
Lista e 50 klubeve më të vlefshme të futbollit: Man Utd lë pas Real Madridin, ngjiten klubet e MLS
Teuta Selimi injoron tërësisht raportimet në media për dhunën nga burri dhe vëllai - paralajmëron koncertin e radhës në Zvicër