LAJMI I FUNDIT:

Kërcënimi më i madh për të martuarit

Kërcënimi më i madh për të martuarit

Cilat janë disa nga problemet më të mëdha me të cilat ballafaqohen çiftet e martuara?

Problemet financiare, problemet e intimitetit, keqkuptimet emocionale… të gjitha këto duken si shkaktarë të ndarjes, por në fakt këto nuk janë më të rrezikshme sesa një faktor tjetër, transmeton Telegrafi.


Gjëja e cila mund të shkaktojë më shumë divorce sesa çdo gjë tjetër janë mos përputhjet e pritshmërive .

“Mos përputhja e pritshmërive është një helm vdekjeprurës i cili i shkatërron edhe lidhjet më të mira”, kishte thënë Derek Harvey.

Nuk është ndonjë sekret se të pasurit pritshmëri të madhe mund të jetë gjë problematike kur është fjala për romancë.

Njerëzit kanë tendenca të martohen apo të angazhohen në lidhjet afatgjate duke pritur se personi tjetër do të ndryshojë me kohën.

Por, kjo vetëm shpie në zhgënjim dhe zemërim.

Është kruciale ta pranoni partnerin për atë që është, ndërsa mënyra më e mirë për ta zgjidhur problemin e mos përputhjes së pritshmërive është duke punuar si ekip në çift. /Telegrafi/