LAJMI I FUNDIT:

Kërcënimi bërthamor nga Rusia është i rrezikshëm dhe i pamatur, thotë shefi i NATO-s

Kërcënimi bërthamor nga Rusia është i rrezikshëm dhe i pamatur, thotë shefi i NATO-s

Mobilizimi i mijëra trupave nga Vladimir Putin për luftën në Ukrainë do të përshkallëzojë konfliktin, tha sot sekretari i përgjithshëm i NATO-s.

Jens Stoltenberg shtoi se kërcënimi i presidentit rus për të përdorur armë bërthamore ishte “retorikë e rrezikshme dhe e pamatur”.

Ai i tha agjencisë së lajmeve Reuters se mobilizimi i parë i Rusisë që nga Lufta e Dytë Botërore nuk ishte një surprizë, por se do të përshkallëzonte konfliktin, shkruan Sky News, përcjell Telegrafi.

Stoltenberg tha se lëvizjet e Putinit demonstruan “se lufta nuk po shkon sipas planeve të tij” dhe ishte e qartë se presidenti rus kishte bërë “një llogaritje të gabuar të madhe”.

“Ne do të sigurohemi që të mos ketë keqkuptim në Moskë se si do të reagojmë saktësisht”, tha ai. “Sigurisht që varet nga çfarë lloj situate apo çfarë lloj armësh mund të përdorin”.

“Gjëja më e rëndësishme është të parandalojmë që kjo të ndodhë dhe kjo është arsyeja pse ne kemi qenë kaq të qartë në komunikimet tona me Rusinë për pasojat e paprecedentë”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Duke ecur në plazhin e Essexit, britanikja gjeti një dhëmb vigani 1.8 milion vjeç

Duke ecur në plazhin e Essexit, britanikja gjeti një dhëmb vigani 1.8 milion vjeç

Botë
Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Amerika
Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Kroacia
Kalo në kategori