LAJMI I FUNDIT:

“Kërcënimet e Serbisë”, ekspertët e sigurisë: Neglizhencë serioze që Kosova nuk ka ngritur kapacitetet e policisë rezervë që nga viti 2012

“Kërcënimet e Serbisë”, ekspertët e sigurisë: Neglizhencë serioze që Kosova nuk ka ngritur kapacitetet e policisë rezervë që nga viti 2012

Njohësit e çështjeve të sigurisë thonë se nuk duhet të kemi frikë se Serbia mund të kthehet ushtarakisht në Kosovë.

Ismet Ibishi, ish-ushtarak, ka deklaruar se “çizmja” e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, më nuk do të shkelë në Kosovë, pavarësisht politikës së tij shoviniste.


Në RTV Dukagjini, u diskutua për kërcënimet e Serbisë.

Ibishi shprehet i sigurt se nuk ka vend për shqetësime.

“Ne nuk duhet të na befasojë apo të merremi shumë se çka thotë Vuçiqi, ne duhet të ngrisim kapacitetet tona, të mbajmë gatishmërinë çdoherë. Mbi të gjitha Kosova që nga viti 2012, është dashur t’i ngrisë kapacitetet e policisë rezervë. Kjo është një neglizhencë serioze dhe e mangët për sigurinë në Kosovë. Është forcë e cila garanton shumë dhe kushton pak. Nuk duhet të kemi asnjë lloj frike që mund të ndodhë ndonjë ndërhyrje”.

O'Brien: Vuçiq e di se përdorimi i forcës kundër Kosovës do të ishte i papranueshëm
Lexo po ashtu O'Brien: Vuçiq e di se përdorimi i forcës kundër Kosovës do të ishte i papranueshëm

“Në këto rrethana duhet t’i besojmë faktorit ndërkombëtar. Asnjëherë më çizme e Vuçiqit e Millosheviqit nuk do të shkelë në Kosovë, por politikat e tyre shoviniste janë të njohura dhe po vazhdojnë, kanë apetite të tilla, ngrisin shqetësime te qytetarët gjë që i siguroj që nuk shoh vend për shqetësim. Organet tona të kenë një mobilizim”, tha ai.

Në anën tjetër, edhe Shkelzen Sopjani, ish-inspektor i AKI-së, situatat e fundit nuk i sheh shumë shqetësuese.

Sipas tij, vigjilenca e zyrtarëve tanë policorë në veri është jashtëzakonisht e madhe.

Dugolli për kërcënimet e Vuçiq: S’duhet të flihet qetë duke i ditur synimet e Serbisë
Lexo po ashtu Dugolli për kërcënimet e Vuçiq: S’duhet të flihet qetë duke i ditur synimet e Serbisë

“Sa i përket sigurisë në parim nuk e shoh shumë shqetësuese, sepse e kemi parë shumë herë. E pamë para pak ditësh, u aprovua edhe kërkesa, u konfirmua ngritja e statusit në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, shumë shpejt pritet edhe drita e gjelbër për anëtarësim në Këshillin e Evropës”, tha Sopjani derisa shtoi se ky veprim është në vazhdën e disa veprimeve të tjera të Serbisë.

“E pamë këtë mbledhjen e Këshillit të Sigurisë së Serbisë, e cila u mundua që kinse ndërlidhet me sulmin terrorist në Moskë, kjo nuk ka kurrfarë ndërlidhje sepse nuk cenohet siguria e Serbisë. Këta po mundohen t’i tregojnë partnerëve tanë që ne jemi në gjendje ta bëjmë edhe këtë, por po tregohemi “djem të mirë” përkundër faktit se i kemi mundësitë, por nuk e shoh të mundshme që të ndodhë”, shtoi më tej ai.

Në trend Lajme

Më shumë
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Lajme
Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Drejtësi
Dita kombëtare e të zhdukurve, Osmani: Pas anëtarësimit në KiE, familjarët e të pagjeturve do të mund të padisin Serbinë

Dita kombëtare e të zhdukurve, Osmani: Pas anëtarësimit në KiE, familjarët e të pagjeturve do të mund të padisin Serbinë

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Kalo në kategori