LAJMI I FUNDIT:

Keqtrajtimi i kafshëve në Kosovë: Shkaba e rrallë lidhet për atraksion, kali tërhiqet nga furgoni (Foto/Video)

Keqtrajtimi i kafshëve në Kosovë: Shkaba e rrallë lidhet për atraksion, kali tërhiqet nga furgoni (Foto/Video)

Janë alarmuar sërish adhuruesit e kafshëve dhe të natyrës. Këtë herë bëhet fjalë për një shkabë, që thuhet se është shumë e rrallë, të cilën po e mban një person të lidhur në një kopsht në Komoran.

“Kopshti Zoo ‘Croatia’ Komoran” është faqja zyrtare në Facebook që ka shpërfaqur këto fotografi të shkabës së lidhur, sikurse edhe foto të kafshëve të tjera që po mbahen në kafaz.


Shqiponja 3 metra tani tek ne mund te na vizitoni ne Komoran

Posted by Kopshti ZOO ''Croatia'' Komoran on Friday, October 10, 2014

Në adresë të portalit Koha.net kanë ardhur ankesa nga lexuesit, dashamirë të kafshëve për këtë trajtim johuman.

Ky është rasti dytë për një kohë të shkurtër, pas një videoje që po qarkullon me keqtrajtimin e një kali. Ai shihet i lidhur pas një kombi që ecë nëpër magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, teksa mezi vrapon pas tij.

https://vimeo.com/161216707

Ndërsa, mediat shqiptare raportuan dje për vrasjen e një shkabe në Kukës, për të cilën ekspertët e atjeshëm besonin se mund të ketë qenë ndër të fundit në Shqipëri.