LAJMI I FUNDIT:

Keqpërdorime në tenderë për ndriqim publik në Prizren, ngritet aktakuzë ndaj dy personave

Keqpërdorime në tenderë për ndriqim publik në Prizren, ngritet aktakuzë ndaj dy personave

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve – personave juridik dhe G.P., S.S., B.S, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik” nga neni 415 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1, e lidhur me nenin 31, “Falsifikimi i dokumenteve” nga neni 390 paragrafi 1 lidhur me nenin 31,  Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për medie nga Prokuroria Themelore në Prizren.


Sipas aktakuzës, me 26 qershor të vitit 2020,  në Prizren, saktësisht në Kuvendin Komunal të Prizrenit, të pandehurit G.P., dhe S.S., si pronar dhe persona përgjegjës të  personit juridik, në kuadër të veprimtarisë së tyre afariste, me dashje shkelin rregullat e prokurimit publik gjatë ofertës për dhënien e kontratës së prokurimit publik, dhe paraqesin dokumente të rreme me qëllim të mashtrimit në këtë procedurë.

“Në procedurën e prokurimit me titull “Instalimi i ndriçimit publik dhe riparimi i ndriçimit publik ekzistues në Komunën e Prizrenit”, ku si autoritet kontraktues ka qenë Kuvendi Komunal i Prizrenit, të pandehurit me qëllim të plotësimit të kushteve për pjesëmarrje në tender, për ta dëshmuar kapacitetin teknik dhe profesionale të biznesit, prezantojnë faturën fiktive të datës 01.05.2020, kinse kanë në pronësi semafor mobil për menaxhimin e trafikut në rrugë”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu ata “prezantojnë listën fiktive të punëtorëve kinse i kanë 10 (dhjetë) punëtorë të punësuar,  me të cilin veprim arrijnë të bindin autoritetin kontraktues dhe përfitojnë lidhjen e kontratës të datës 22.02.2021, me ç’rast përfitojnë në vlerë të kontratës në shumën prej 1,394,853.90 €uro (një milion e treqind e nëntëdhjetë e katërmijë e tetëqind e pesëdhjetë e tri euro e nëntëdhjetë cent), në të cilën shumë e dëmtojnë Buxhetin e Republikës së Kosovës”.

Me këto veprime në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik” sipas KPRK-së.

“Po ashtu, të pandehurit G.P., dhe S.S., si pronarë dhe persona përgjegjës të personit juridik në kuadër të veprimtarisë së tyre afariste, me dije përdorin dokumentin e falsifikuar si origjinal, ashtu që paraprakisht merren vesh me të pandehurin B.S., si pronar i personin juridik, ku ky i pandehur iu lëshon faturën e datës 01.05.2020 me përmbajtje të rreme, po ashtu falsifikon listën e punëtorëve duke i pasqyruar në listë 10 (dhjetë) punëtorë të punësuar, ku më pas të pandehurit G.P., dhe S.S., këto dokumente i përdorin në procedurën e prokurimit me, me titull “Instalimi i ndriçimit publik dhe riparimi i ndriçimit publik ekzistues në Komunën e Prizrenit”, thuhet në komunikatë.

Me këto veprime, në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve” sipas KPRK-së.

“Ndërsa,  me 26 qershor të vitit 2020,  në Prizren, saktësisht në Kuvendin Komunal të Prizrenit, i pandehuri B.S., si pronar dhe person përgjegjës i  personit  juridik në kuadër të veprimtarisë së tij afariste, me dashje ndihmon të pandehurit G.P., dhe S.S., si pronar dhe persona përgjegjës të  personit juridik, që t’i shkelin rregullat e prokurimit publik gjatë ofertës për dhënien e kontratës së prokurimit publik, ashtu që këtij të fundit i lëshon faturën e datës 01.05.2020  me përmbajtje të rreme me qëllim të mashtrimit në procedurë të prokurimit, të cilin dokument më pas të pandehurit e prezantojnë me qëllim të plotësimit të kushteve për pjesëmarrje në tender për ta dëshmuar kapacitetin teknik dhe profesionale të biznesit, kinse kanë në pronësi semafor mobil për menaxhimin e trafikut në rrugë. Me këto veprime i pandehuri B.S., ka ndihmuar në kryerjen e veprës penale “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik” sipas KPRK-së”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu, sipas komunikatës për medie, “me datë 1 maj të vitit 2020, në Prishtinë, i pandehurit B.S., si pronar dhe person përgjegjës të  personit juridik në kuadër të veprimtarisë së tij afariste, me dije përpilon dokument të falsifikuar, me përmbajtje të rreme, kinse ky subjekt ja shet të pandehurit – personit juridik me qëllim për ta dëshmuar kapacitetin teknik dhe profesional të biznesit, kinse kanë në pronësi semafor mobil për menaxhimin e trafikut në rrugë, e me të cilin veprim arrijnë të bindin autoritetin kontraktues dhe përfitojnë lidhjen e kontratës të datës 22.02.2021. Me këto veprime, B.S., ka kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve” sipas KPRK-së”.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartëcekur për veprat penale për të cilat akuzohen të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it

Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike

Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike

Lajme
Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Lajme
Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi

Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi

Lajme
Kalo në kategori