Keni probleme me milingonat? Ka disa zgjidhje shumë efikase për të larguar ato

Aktualisht, këta mysafirët të bezdisshëm mund të kenë filluar festën në shtëpinë tuaj. Ju përpiqeni t’i zhdukni një nga një këto insekte të vogla por ato vazhdojnë të shfaqen ditën tjetër dhe tashmë janë kthyer në një acarim të vërtetë për ju
Këto insekte të vogla punëtore mund t’i largoni me metoda të ndryshme pasi ato fillojnë të shfaqen kudo, në kuzhinë, në dhomën e gjumit apo edhe në dhoma të tjera.
Padyshim e dini se milingonat tërhiqen nga ushqimi dhe për shumë njerëz kthehen në një makth të vërtetë. Sigurisht gjëja më e mirë që ju mund të bëni për të ndaluar milingonat të hyjnë në shtëpinë tuaj është duke larguar dhe mbyllur mirë sheqerin, bukën dhe të gjithë ato lloj produktesh që i tërheqin ato.
Megjithatë për të eliminuar mysafirët e padëshiruar ekzistojnë disa mënyra efektive dhe natyrale duke shmangur kështu dhe kimikatet që ndikojnë negativisht në mjedis.
Mënyra e parë
Përzieni në një shishe pak ujë me uthull, të dyja në sasi të barabartë. Këtë tretësirë spërkateni në cepat e shtëpisë ku mendoni se mund të shfaqen milingona dhe do të shihni se edhe kjo do të jetë një zgjidhje e mirë. Më pas lajeni ambientin me ujë me detergjent, ose edhe limon dhe do zhdukni çdo gjurmë të tyre.
Mënyra e dytë
Merrni lëng hudhre të freskët dhe spërkatni me të vendet ku vini re milingona, pasi nga hudhra milingonat largohen.
Mënyra e tretë
Gjithashtu, milingonat largohen edhe nga vaji i lulediellit, prandaj spërkasni vendet nga milingonat mund të hyjnë me vaj luledielli.
Mënyra e katërt
Në ujin me detergjent për larjen e pllakave hidhni lëng limoni dhe lajeni gjithë shtëpinë me të, pasi milingonat ngordhin nga lëngu i limonit. Gjithashtu, paralelisht hidhni disa lëkura portokalli nëpër shtëpi pasi aroma e portokallit gjithashtu bën efekt në luftën kundër milingonave.
Mënyra e pestë
Metodat e mësipërme sigurisht që ndihmojnë por në mënyrë të përkohshme, pasi milingonat riprodhohen shumë shpejt dhe të tjera të reja do të shfaqen sërish në ambjentet e shtëpisë suaj.
Nëse doni ta fitoni vërtetë këtë betejë, ju duhet të gjeni burimin e tyre, pra të gjeni milingonën mbretëreshë dhe ta shkatërroni.
Nëse mbretëresha gjendet diku në shtëpinë tuaj, një mënyrë për të gjetur burimin është të spërkasni rreth e rrotull shtëpisë me ujë të nxehtë pasi zakonisht milingonat e kanë folenë poshtë dyshemesë dhe uji i nxehtë i hedhur përmes kanaleve të hapura që mund të keni në muret anësore të shtëpisë, mund të jetë një hap shumë efektiv për të hequr qafe milingonat.
Mënyra e gjashtë
Nëse vini re se milingonat në shtëpi vijnë nga vrimat e vogla që mund të gjenden në dysheme apo në muret ndarëse të shtëpisë, atëherë këto vrima janë shtegu i milingonave në shtëpinë tuaj. Ju këshillojmë t’i mbyllni sa më parë këto vrima duke i stukuar dhe pastaj të lani e dezinfektoni shtëpinë.
Nëse asnjë nga rrugët e mësipërme nuk ju dha rezultat, atëherë problem qëndron së milingonat folenë nuk e kanë tek ambienti juaj por diku më prag, për shembull tek shtëpia e fqinjit dhe sado që ju të mundoheni të luftoni me to, ato sërish do të shfaqen.
Në këtë rast ju duhet të vrisni vet mbretëreshën e milingonave për t’i dhënë fund këtij makthi të vërtetë.
Në 2 gota ujë të nxehtë hidhni gjysmë gote sheqer dhe një majë luge çaji boraks. Kur përzierja të ftohet, shtojmë një lugë çaji mjaltë ose reçel. Këtë ilaç e vendosim diku në shtëpi që të mblidhen milingonat. I gjithë sekreti i këtij ilaçi është se milingonat hanë pak dhe marrin me vete që t’ia çojnë mbretëreshës. Në këtë mënyrë janë vet milingonat që e vrasin mbretëreshën e tyre.
Si duhet të veproni për t’i larguar nëse edhe kimikatet nuk po ju ndihmojnë më?
Duhet filluar nga baza. Jini të kujdesshëm që të mos i lini ushqimet mbi banak apo në vend të hapur, pasi milingonat mund të gjurmojnë çdo lloj ushqimi nëse ai lihet jashtë për një kohë të gjatë.
Pastrojeni shpesh shtëpinë, jini të kujdesshëm me thërrimet që lini pas në vaktet e ditës pasi ato janë “magnete” për insektet. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Tri pije për humbje të shpejtë të peshës

Shenjat më egoiste të horoskopit

Oleandri zbukurues është një ndër bimët më helmuese, por edhe më të preferuara të kopshtit

Kryqëzimi “i ndërlikuar”: Edhe shoferët me përvojë nuk janë të sigurt se kush e ka përparësi kalimi këtu, zgjidheni ju

Zgjedhja e një divani të ri? Ja se çfarë duhet t'i kushtoni vëmendje

Cilat janë racat e rrezikshme të qenve që ndalohen në Evropë?

Shitet banesa e përshtatshme për familje të vogla, 93.72m² në Prishtinë – mundësitë e pagesës të përshtatshme për gjithsecilin ID-235

Lokacioni ideal, ajri i pastër dhe shtëpia e ëndrrave tuaja – kjo ofertë është e duhura për ty! ID-234

Banesa me 57.83m² në Prishtinë është vënë në shitje – pamje mahnitëse dhe opsione të lira pagese! ID-233

SUPER ZBRITJE në tokën me 67.8 ARI me qera në Trudë të Prishtinës – mund të ndahet në tri parcela ID-187

Penthouse luksoz me pamje të mrekullueshme – gjeni vendbanimin e ëndrrave tuaja! ID-232

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur

Shfrytëzo ofertën – blej me zbritje maicën në Telegrafi Deals

Syze Hugo Boss ekskluzivisht me zbritje në Telegrafi Deals

Edhe mirë edhe lirë – atlete Puma me zbritje në Telegrafi Deals
Më të lexuarat

UEFA gjobit Shqipërinë me 44 mijë euro për ekseset në ndeshjen ndaj Polonisë, i jep edhe pesë paralajmërime

Arsenalit iu desh të ndryshonte emrin e stadiumit në Ligën e Kampionëve, arsyja është shumë interesante

Analisti serb mbron Kurtin: Lajçaku ka bërë shumë gabime

"Çfarë po bën ai në ekipin tonë", tifozët shpërthejnë me komente pas një gabimi trashanik nga Barcelona

Përplasja Rama-Rusi, ambasadori Ferit Hoxha: Pa përfunduar dialogu, vështirë se Kosova do të jetë e barabartë në OKB

Publikohet traileri për dokumentarin e Beckham, nëna e tij shqetësohej se do të humbte gjithçka për shkak të Victorias