LAJMI I FUNDIT:

A keni pasur edhe ju nevojë të hani shkumës, të përtypni letër dhe gjëra të pangrënshme gjatë shtatzënisë?

A keni pasur edhe ju nevojë të hani shkumës, të përtypni letër dhe gjëra të pangrënshme gjatë shtatzënisë?

Dëshira e madhe për gjëra joushqimore – po, është e mundur

Shumë gra shtatzëna ndiejnë nevojën për të ngrënë gjëra të pangrënshme, të tilla si shkumës, letër, sapun, transmeton Telegrafi.


Shtatzënat shpesh kanë nevojë për disa kombinime të pazakonta të ushqimit dhe a keni dëgjuar që disa kanë pasur nevojë të pinë detergjent ose të përtypin shkumës?

Një nënë shtatzënë ka treguar se ajo me të vërtetë ka nevojë për disa shije shumë të çuditshme. Dhe ajo nuk është e vetmja!

Ajo blinte aq shpesh produkte pastrimi, sepse nuk i rezistonte dot shijes së tyre.

“Nuk po bëj shaka kur them se kisha një dëshirë të madhe për t’i pirë ato”, thotë ajo.

“Për të qenë e sinqertë, unë përtypja peceta derisa linda foshnjën”, zbuloi një nënë floktare.

“Edhe në periudhën midis kontraktimeve, kisha një dëshirë të fortë për këtë, derisa linda foshnjën”, thotë ajo.

“Doja të haja pudër bebesh gjatë shtatzënisë sime. Nuk mund ta shpjegoj, por jam vërtet e varur ”, ka thënë nëna Kadeja Clarke.

Dëshira e madhe për kombinime të pazakonta të ushqimit shpesh ndodh te gratë shtatzëna.

Sidoqoftë, nevoja për sende të pangrënshme kërkon vëmendjen e mjekut tuaj, sepse mund të jetë një shenjë e një gjendje më serioze.

Termi mjekësor për këtë është ‘Pica’ nga gjuha latine që ka kuptimin që një zog mund të hajë gjithçka.

Mjekët thonë se është një çrregullim i të ngrënit kur njerëzit hanë gjëra të pangrënshme, të cilat nuk kanë vlerë nutritive, siç janë letra, sapuni, shkumësi, akulli, sfungjeri, rëra, balta.

Nëse ndjeni dëshirë kaq të çuditshme për gjëra të pangrënshme, bisedoni me mjekun tuaj. Shpesh mund të ndodhë që ju mungon hekuri, kalciumi ose zinku, dhe kjo duhet të trajtohet.

Dëshira për papastërti, pluhur, gurë dhe tokë janë zakonisht të lidhura me personat anemikë ose kanë qeliza të kuqe të ulëta.

Shtatzënia mund të shkaktojë anemi dhe hemoglobinë të pamjaftueshme, kështu që kjo mund të shpjegojë pse këto dëshira të çuditshme u ndodhin nënave të ardhshme.

Është e zakonshme për një grua shtatzënë të konsumojë gjëra që nuk do t’i donte zakonisht ndonjë herë tjetër. Por, ajo humbet dëshirat pas lindjes.

/Telegrafi/