LAJMI I FUNDIT:

Keni frikë nga dhimbjet e lindjes? Atëherë mbajini shënim këto këshilla

Keni frikë nga dhimbjet e lindjes? Atëherë mbajini shënim këto këshilla

Gjatë periudhës së shtatzënisë nënat e reja i pushton ankthi dhe frika e dhimbjeve të lindjes dhe problematikave që mund të shkaktohen prej tyre

Ato kanë frikë për veten, por kanë një frikë edhe më të shtuar kur bëhet fjalë për bebet e tyre.


Ekzistojnë edhe qetësues të cilët e bëjnë më të lehtë këtë proces, por vetë ekspertët këshillojnë se lindja natyrale rezulton më e shëndetshme.

Në fakt e vërteta është që 85% e grave i nënshtrohen një lindjeje natyrale pa ilaçe. Në rastet që paraqesin komplikacione, janë të nevojshme disa ndërhyrje të caktuara mjekësore.

Nëse dëshira juaj është të sillni në jetë beben përmes një lindjeje natyrale, atëherë mbani shënim këto këshilla:

Edukohuni

Mësoni sa më shumë rreth procesit të lindjes natyrale. Të dish se ç’të pret në një ditë kaq të rëndësishme të jetës tënde dhe fëmijës tënd, të bën të përjetosh një përvojë më të qetë dhe më pak nervoze. Mund t’i bëni pyetje mjekut tuaj apo të merrni pjesë në seminare dhe diskutime të ndryshme për nënat e reja.

Mësoni për teknikat e menaxhimit të lindjes

Për shkak se lindjet natyrale nuk parashikojnë marrjen e qetësuesve, ju duhet të njiheni me mënyra të tjera se si ta administroni dhimbjen. Disa prej tyre janë relaksimi, frymëmarrja, masazhi dhe vetë-hipnoza. Ka shumë teknika për menaxhimin natyral të dhimbjes. Mësoni se si t’i provoni të gjitha dhe zgjidhni atë me të cilën ndiheni më mirë.

Zgjidhni vendin e përshtatshëm

Shumë gra zgjedhin të lindin në spitale publike, të tjera në qendra lindjeje private dhe një pjesë e tyre në shtëpi sepse aty ndihen më mirë. Merrni në konsideratë të gjitha alternativat dhe zgjidhni një vend ku të ndiheni komode, por dhe e sigurt gjithashtu.

Zgjidhni ofruesin e duhur të kujdesit shëndetësor

Ajo që duhet të bëni është të qëndroni në kontakt me një staf të përgatitur për këto situata dhe që e njeh mirë gjendjen tuaj. Nëse po planifikoni të lindni nën jë spital privat, krijoni kontakte me mami që kanë përvojë në lindjet natyrale.

Sa janë të forta dhimbjet e lindjes?
Lexo po ashtu Sa janë të forta dhimbjet e lindjes?

Shmangni shtimin në peshë

Të rëndohesh në muajt e fundit të shtatzënisë është normale. Sidoqoftë, sigurohuni që të shmangni kilogramët e tepërta sepse të qenit mbipeshë ju vë në risk para komplikimeve të caktuara si diabeti apo pre-eclampsia, duke ju sjellë probleme me lindjen natyrale.

Lejoni që trupi juaj të shkoje vetë drejt lindjes

Procesi i lindjes është më i lehtë nëse keni pranë dikë që ju jep udhëzimet e duhura. Është një ide e mirë të lejoni trupin të shkojë drejt lindjes në mënyrë natyrale, që është shenja më e mirë se vogëlushi juaj është gati të lindë. Lëvizni, bëni banjë, hani dhe bëni gjëra të tjera pa e pasur mendjen tek ora.

Si të bëhen më të lehta dhimbjet e lindjes?
Lexo po ashtu Si të bëhen më të lehta dhimbjet e lindjes?

Zgjidhni një pozicion të përshtatshëm për lindjen

Disa gra mendojnë se ndihen më mirë nëse lindin në pozicion me shpinë, por nuk rekomandohet. Nëse nuk ndiheni mirë shtrirë, mund të kërkoni ta provoni ulur ose në pozicion të mbledhur.

Mbani beben pranë vetes

Është një ide e mirë ta mbani beben pranë vetes pasi ta keni lindur. Kontakti lëkurë me lëkurë promovon rregullimin e temperaturës, ritmin e zemrës dhe të frymëmarrjes së vogëlushit tuaj. Të qenit së bashku në një dhomë do ju ndihmojë të dyve për ta ndjerë akoma më tepër afrimitetin e shumëpritur. /Telegrafi/