LAJMI I FUNDIT:

Kënga “Boyfriend” e Selena Gomez thuhet se është dedikim për Justin Bieber dhe The Weeknd

Kënga “Boyfriend” e Selena Gomez thuhet se është dedikim për Justin Bieber dhe The Weeknd
Selena Gomes (Foto: Kevin Winter/Getty Images/Guliver)

Selena Gozes ditën e djeshme (e premte) ka publikuar këngën e saj  më të re të titulluar “Boyfriend”. Në videoklip, ajo shihet duke munduar të joshë një treshe burrash përpara se t’i shndërrojë në bretkosa.

Thuhet se duhet të puthni bretkosat për të gjetur princin, por Selena po i kthen ata në bretkosa si lloj ironie ndaj ish-të dashurve të saj, shkruan Mirror.


Sipas burimeve, këngëtarja i ka krahasuar ato me ish-të dashurit e saj, Justin Bieber dhe The Weeknd.

Gomez dhe Justin filluan romancën e tyre në vitin 2010 deri në vitin 2016, ndërsa ky i fundit tash është i martuar me modelen Hailey Baldwin.

The Weekend është këngëtari tjetër kanadez me të cilin Selena ka pasur lidhje dashurie midis vitit 2017 dhe 2018.

Ajo gjithashtu kishte përdorur rrjetin social Instagram për të diskutuar rreth projektit muzikor të ri duke thënë se nuk dëshiron të dashur, edhe pse në këngë shprehet një dëshirë e tillë.

“Ne e kemi shkruar këngën shumë përpara krizës sonë të tanishme, por në kontekstin e sotëm, dua të jem e qartë se një i dashur nuk është askund në krye të listës sime të përparësive”, kishte thënë Selena.

Përkundër promovimit të këngës, ylli amerikan ishte lutur për siguri dhe unitet gjatë kësaj pandemie dhe theksoi se të ardhurat nga shitja e albumeve të saj do të shkojnë për bamirësi. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Skandal në Eurovision: Televizioni publik RAI zbulon votat e Italisë - afro 40 për qind prej tyre shkuan vetëm për Izraelin?

Skandal në Eurovision: Televizioni publik RAI zbulon votat e Italisë - afro 40 për qind prej tyre shkuan vetëm për Izraelin?

Magazina
Përfaqësuesi i Holandës mbuloi kokën kur këngëtarja e Izraelit mori fjalën në konferencën për shtyp të Eurovisionit

Përfaqësuesi i Holandës mbuloi kokën kur këngëtarja e Izraelit mori fjalën në konferencën për shtyp të Eurovisionit

Magazina
Besa si një

Besa si një "Titan" i vërtetë në 'Eurovision 2024', përfundon me sukses performancën e saj në Malmo

Magazina
Dikur e akuzonte se e helmoi, tani në lidhje me të – kush është i dashuri i ri i Fjolla Morinës?

Dikur e akuzonte se e helmoi, tani në lidhje me të – kush është i dashuri i ri i Fjolla Morinës?

Magazina
Besa dështon ta kualifikojë Shqipërinë në finalen e

Besa dështon ta kualifikojë Shqipërinë në finalen e "Eurovision 2024"

Magazina
Hailey dhe Justin Bieber njoftojnë se janë në pritje të fëmijës së tyre të parë

Hailey dhe Justin Bieber njoftojnë se janë në pritje të fëmijës së tyre të parë

Magazina
Kalo në kategori